Flash

Putin, paradë force makinash të blinduara drejt Alaskës

Lapsi.al 15 August 2025
Putin, paradë force makinash të blinduara drejt Alaskës

Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëtuar sot nga Moska për në Bregun e Paqësorit me një limuzinë të blinduar përpara samitit të tij të shumëpritur me Donald Trump në Alaskë. Mediat ruse kanë publikuar pamjet e eskortës së blinduar me dhjetëra makina të tipit “Aurus Senat”, që përdoret për të transportuar Presidentin e Rusisë, teksa rrugët duken të bllokuara.

Pamjet tregojnë një varg të gjatë automjetesh të zeza që lëvizin me shpejtësi përgjatë një rruge në Magadan, të shoqëruara nga dhjetëra makina policie dhe të ndjekura nga ajo që duket të jetë një ambulancë.

Pikërisht në Magadan, lideri i Kremlinit ka vizituar një pistë hokeji në akull dhe një fabrikë peshku, përpara se të fluturonte drejt Alaskës.

Duket se Putin nuk e ka pasur aspak me nxitim që të përshëndetet me Donald Trump dhe është fotografuar duke vizituar fëmijët që po luanin hokej në akull në qytetin rus në lindjen e largët.

Ndërsa ishte në Magadan, media shtetërore raportoi gjithashtu se ai vendosi lule në një memorial të Luftës së Dytë Botërore për të shënuar Ditën e Fitores.

Siguria e rreptë për Presidentin Putin shfaqet teksa ai përgatitet të ulet me Trumpin të rreth orës 21:00 me orën në Shqipëri, për takimin e tyre të parë ballë për ballë që nga viti 2018.

Sakaq sipas mediave ruse bisedimet midis Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk do të jenë të shkurtra dhe se ato mund të zgjasin të paktën gjashtë deri në shtatë orë.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA raporton se takimi në Alaska do të zhvillohet edhe me pjesëmarrjen e ndihmësve dhe se Moska pret që ai të sjellë rezultate.

Donald Trump ndërkaq është nisur drejt Alaskës nga Uashington DC dhe para se të hipte në avionin presidencial iu mburr gazetarëve me aftësinë e tij në arritjen e marrëveshjeve.

"Unë jam president dhe ai nuk do të luajë me mua", u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

"Nëse është një takim i keq, do të përfundojë shumë shpejt, dhe nëse është një takim i mirë, do të përfundojmë duke arritur paqe në një të ardhme shumë të afërt", tha Trump, ndër të tjera.

Trump ka premtuar të konsultohet me udhëheqësit evropianë dhe Zelenskyn, duke thënë se çdo marrëveshje përfundimtare do të vijë në një takim trepalësh midis tij, Putin dhe presidentit ukrainas për të "ndarë" territorin./A2

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI