Flash

Sophie Turner rrëfen incidentin me aktorët: U ndanë prej meje

Lapsi.al 15 August 2025
Sophie Turner rrëfen incidentin me aktorët: U ndanë prej meje

Sophie Turner ka folur së fundmi për një ngjarje që ka ndodhur vite më parë, ku aksidentalisht kontribuoi në ndarjen e një çifti të famshëm në një afterparty të Comic-Con në San Diego.

Gjatë një interviste në "Late Night with Seth Meyers", aktorja 29-vjeçare ka rrëfyer se një natë "mjaft e çmendur" që kishte kaluar, mori një kthesë të papritur kur një mikja e saj e fëmijërisë kërkoi një favor.

Në këtë natë, mikja e Turner kishte kërkuar që ajo të përshëndeste një aktor që i pëlqente shumë. Turner e bëri këtë duke e përshëndetur nga larg. Por më vonë, ajo pa një aktore të njohur që po e shikonte dhe vendosi t’i tregonte respekt duke e  përshendetur gjithashtu.

.Aktorja e famshme iu afrua dhe e përshëndeti Turner duke i thënë: “Mund të ndalosh së flirtuari me të fejuarin tim?” Turner e pyeti se kush ishte ai, dhe ajo i tregoi aktorin që kishte përshëndetur. Për habinë e saj, më vonë ajo e mori vesh që ky moment kishte çuar në ndarjen e çiftit pas atij incidenti.

Turner theksoi se nuk mund të zbulojë emrat e personave të përfshirë, sepse kjo mund ta vendoste në një situatë të pakëndshme.

Ajo gjithashtu ka folur për përvojat e saj në industrinë e filmit, përfshirë një skenë intime me Kit Harington në filmin "The Dreadful", e cila ishte më e vështirë për të se çdo skenë tjetër.

Në jetën e saj personale, Sophie Turner është në një lidhje me aristokratin Peregrine "Perry" Pearson, me të cilin është duke jetuar një marrëdhënie on-off që nga viti 2023, pas ndarjes nga Joe Jonas. Ajo dhe Jonas kanë dy vajza, Willa (5 vjeçe) dhe Delphine (3 vjeçe).

 

Të këshilluara

"Camp Rock 3"? Joe Jonas ndez spekulimet

Joe Jonas ka nxitur së fundmi spekulimet për një vazhdim të "Camp Rock 3". Gjatë një episodi të emisionit Hot Ones Versus, i transmetuar të martën, më 12 gus...

20:09

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI