Flash

VIDEO/ Egnatia eliminohet nga Europa, dy gola të Lushkjes nuk i mjaftojnë

Lapsi.al 15 August 2025
VIDEO/ Egnatia eliminohet nga Europa, dy gola të Lushkjes nuk i

Egnatia del nga garat europiane për këtë edicion. Rrogozhinasit u eliminuan në turin e tretë të Conference League pas shtesave përballë skuadrës sllovene të Olimpija Ljubljana.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0 ndaj në sfidën e luajtur në shtëpi, ekipi i trajnerit Edlir Tetova kërkonte me çdo kusht fitoren. Rrogozhinasit shënuan 4 herë brenda 8 minutave të para, por vetëm një gol, ai i Lushkjes (VIDEO) në minutën e 6-të u konsiderua ishte i vlefshëm.

Rrogozhinasit vazhduan të sulmonin dhe dukeshin se e kishin situatën në kontroll, por një goditje këndi ndryshoi gjithçka dhe solli barazimin e miqve në minutën e 32-të (VIDEO). 

Në fundin e pjesës së dytë miqtë gjetën një tjetër gol në minutën e 79-të (VIDEO) dhe menjëherë pas tij Jahaja la ekipin e Egnatias me 10 lojtarë opasi u ndëshkua me të kuq. Por Lushkja gjeti sërish rrjetën në minutën e 86-të për të barazuar rezultatin në 2-2 dhe për të çuar sfidën në shtesa (VIDEO).

Aty Olimpija bëri diferencën me dy lojtarë nga stoli, Durdov (VIDEO) e Blanko (VIDEO), të cilët shënuan në secilën nga kohët shtesë, për ta wuar rezultatin në 4-2 duke mbyllur këtu rrugëtimin e Egnatias në këtë edicion në Europë. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Maliq-Moglicë. Makina ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur sh...

19:28

Vritet me thikë 14-vjeçari në Maliq (Emri)

Rreth orës 17:30 në fshatin Pirg, një konflikt në ambientet e një lokali mes dy adoleshentëve, të dy 14-vjeçarë, ka përfunduar tragjikisht. Një prej tyre, Er...

19:12

23 vatra zjarri ende aktive në vend

Prej më shumë se 3 ditësh zjarret kanë “pushtuar” vendin tonë, duke djegur mijëra hektarë tokë, mbi 220 banesa, mijëra bagëti e fatkeqësisht i kanë marrë jetën ...

18:13

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI