Flash

Iu rrezikua jeta, shpëtohen 3 pushues në Vlorë

Lapsi.al 16 August 2025
Iu rrezikua jeta, shpëtohen 3 pushues në Vlorë

Njoftimi i policisë:

Vlorë Policia Kufitare Vlorë i erdhi në ndihmë 3 pushuesve që rrezikoheshin në det, në afërsi të plazhit të Ujit të Ftohtë.

Salla e DRKM Vlorë mori njoftim se një shtetase po lundronte me kanoe, por kërkonte ndihmë pasi ndodhej rreth 1 milje larg bregut dhe kishte të pamundur kthimin.

Dy pushues të tjerë kishin hyrë në det me not për t’i ardhur në ndihmë shtetases, por për shkak të distancës së largët nga bregu u rrezikuan edhe ata.

Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur marrjen në bord të tre pushuesve.

Falë reagimit në kohë të Policisë Kufitare, tre shtetasit u nxorën në breg të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Policia Kufitare Vlorë mbetet e angazhuar 24/7 për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe fton qytetarët që në çdo rast emergjence të kontaktojnë menjëherë në numrin 112

Të këshilluara

Situata nga zjarret/ 10 vatra ende aktive

Situata e zjarreve në vend vijon të jetë shqetësuese, me 13 vatra të evidentuara deri më tani. Nga këto, 10 zjarre janë ende aktive ndërsa 3 të tjera janë në fa...

15:18

SHBA i shet autoblinda FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës është furnizuar me autoblinda që janë blerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bën të ditur autoritetet. Kryeministri në detyrë i K...

08:27

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI