Flash

Urban, sekretet e Bundesligës: “Lojtarët gay bëjnë martesa e kanë të dashura false”

Lapsi.al 16 August 2025
Urban, sekretet e Bundesligës: “Lojtarët gay bëjnë

Marcus Urban është një emër i skalitur në Gjermani kur flitet për betejat për të drejtat civile dhe përcaktimin e lirë të individëve. Ish-mesfushori, sot 54 vjeç, ka qenë futbollisti i parë profesionist i vendit të tij që u shpall publikisht gay në vitin 2007, pasi vite më parë kishte braktisur shumë i ri karrierën për shkak të presionit për të fshehur homoseksualitetin e tij.

Pas coming out-it publik, Urban është bërë aktivist për të luftuar homofobinë dhe për të promovuar përfshirjen në futboll. Sipas Marcus, pavarësisht shumë fjalëve që sot bëhen mbi kohët që kanë ndryshuar dhe pranimin më të madh të të tjerëve, në realitet në botën e futbollit nuk ka ndryshuar asgjë: të qenit gay jo vetëm që konsiderohet një stigmë, por si i tillë përjetohet edhe nga vetë të prekurit, të cilët arrijnë deri aty sa të organizojnë “mbulesa hetero” të jetës së tyre private.

Marcus Urban sot lufton kundër homofobisë në futboll

Urban ka lindur në ish-Gjermaninë Lindore, të cilën e ka përfaqësuar në nivel kombëtar për të rinjtë midis viteve 1986 dhe 1989, duke veshur fanellën e Erfurt në kategorinë e dytë gjermane përpara tërheqjes së parakohshme. Më pas ai është bërë një zëdhënës i problematikave LGBTQ+ brenda botës së futbollit, të cilën sot e përshkruan ende si të përshkuar – më shumë nga brenda se nga jashtë – nga errësira e paragjykimeve. Më 18 gusht do të publikohet një libër me titull “Human Football Star”, ku emra të rëndësishëm si Gianni Infantino dhe Lothar Matthäus trajtojnë tema të vështira. Ndër ndërhyrjet e pranishme në libër, është edhe ai i Urban, i paraprirë nga Bild: ish-futbollisti shpjegon si dhe pse lojtarët gay vazhdojnë të fshehin seksualitetin e tyre të vërtetë ndaj opinionit publik.

Marcus Urban zbulon mbulesat hetero dhe takime seksuale gay

Urban pohon se ka çifte homoseksuale brenda Bundesligës, por që janë “frikërat” e tyre, jo opinionet e mediave, ato që u pengojnë të bëjnë coming out. “Thuhej se mediat dhe tifozët ishin përgjegjës që askush të mos dilte hapur – thotë Marcus – Mendoj se sot janë vetëm frikërat e lojtarëve dhe të personave që i rrethojnë ato që e pengojnë, të paktën nga aty ku vijmë ne, në zemër të Europës”.

“Mendoj se pothuajse të gjitha mediat do t’i mbështesnin. Besoj edhe sinqerisht se tifozët nuk janë më problemi. As klubet nuk janë. Sot është më shumë një çështje e ambientit të brendshëm të futbollit – vazhdon Urban, i cili më pas zbulon se ka pikërisht agjenci të specializuara ku mund të drejtohesh për të pasur një mbulesë, por edhe një takim seksual – Ka nisma sipërmarrëse brenda ‘futbollit gay të organizuar’. Organizohen të dashura të rreme, kombinohen martesa të rreme. Në të njëjtën kohë, ka agjenci që organizojnë takime seksuale. Edhe në këtë rast fitojnë mirë. Por ndonjëherë edhe agjentët e lojtarëve e organizojnë këtë për klientët e tyre dhe pastaj i mbajnë lojtarët nën kontroll. Ka gjithashtu çifte gay në Bundesliga, dhe janë shumë të këndshëm dhe simpatikë. Ndoshta do të vijë dita kur do të bëjnë coming out”.

Lojtarët kanë frikë të dalin hapur

Sipas Urban, bota e futbollit është ende shumë larg përfshirjes, pavarësisht fushatave të ndryshme për këtë qëllim. Vitin e kaluar ishte përhapur lajmi se një grup futbollistësh profesionistë në gjithë Gjermaninë do të angazhohej të shpallte publikisht orientimin e vet seksual. Por nuk ndodhi asgjë nga kjo dhe Urban mendon se lojtarët në fjalë kanë marrë këshilla nga personat pranë tyre, të cilët i kanë mbajtur larg nga zbulimi i seksualitetit të tyre:

“Futbollistët zhgënjehen vazhdimisht në dëshirën e tyre për liri. Vitin e kaluar kishte disa që donin të bënin coming out. Për shembull, kishim planifikuar një ditë coming out-i më 17 maj 2024 (ishte Dita Ndërkombëtare kundër homofobisë, shën.im.). Në fund, askush nuk guxoi ta bënte. Ka ende shumë njerëz rreth tyre që i kanë këshilluar të mos e bëjnë. Avokatë, konsulentë, familjarë: njerëz që kënaqen me paratë dhe famën e tyre dhe projektojnë shqetësimin e tyre të rremë dhe frikërat e tyre mbi lojtarët”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI