Flash

Mila Kunis rrëfen përvojën e vështirë në “Black Swan”

Lapsi.al 17 August 2025
Mila Kunis rrëfen përvojën e vështirë në

Aktorja Mila Kunis ka zbuluar detaje tronditëse për përgatitjen e saj fizike për rolin në filmin psikologjik “Black Swan”, ku luajti përkrah Natalie Portman.

Në një intervistë të re për Vogue, Kunis, tashmë 42 vjeçe, tha:

“Përgatitja ime ishte shumë kërcim dhe shumë pak ushqim — e di që nuk duhet ta thuash këtë, por është e vërteta.”

Aktorja rrëfeu se gjatë atyre muajve pinte vetëm lëng kockash dhe stërvitej për 12 orë në ditë.

Ajo dhe Portman mendonin fillimisht se do të kishin tre muaj  kohë për t’u përgatitur për rolet si balerina profesioniste, por për shkak të problemeve me financimin, xhirimet u shtynë për gjashtë muaj.

“Për Darren (Aronofsky, regjisori), ishte e vështirë, por unë dhe Nat u gëzuam sepse kishim tre muaj shtesë për të kërcyer,” tha Kunis.

Gjatë xhirimeve, Kunis pësoi edhe dëmtime fizike.

“Xhironim skenat  për orë të tëra, dhe kisha mavijosje në gjithë brinjët nga ngritjet e shumta,” tregoi ajo.

“E nxora edhe supin nga vendi që në fillim të xhirimeve dhe mendova se gjithçka kishte mbaruar për mua, por Darren më çoi te një akupunkturist dhe për çudi, u rikuperova.”

Kunis kishte folur për herë të parë për humbjen ekstreme në peshë në një intervistë në vitin 2012 për Harper’s Bazaar, ku zbuloi se kishte humbur rreth 9 kg  dhe se trupi i saj nuk ishte rikthyer kurrë në formën e mëparshme.

E pyetur nëse do pranonte sërish një rol që kërkon ndryshime drastike në peshë, Kunis u përgjigj:

“Nuk mund të them që do e prisja me padurim, por nëse do vinte një ofertë e mirë, do e konsideroja.”

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI