Flash

I propozoi të fejuarit, Bella Thorne reagon ndaj kritikave

Lapsi.al 18 August 2025
I propozoi të fejuarit, Bella Thorne reagon ndaj kritikave
Aktorja dhe këngëtarja Bella Thorne, 27 vjeç, i propozoi të fejuarit Mark Emms, dy vite pasi ai i propozoi asaj. Në një postim të publikuar më 16 gusht, Bella ndau foto dhe video nga momenti romantik ku ajo u ul në gjunjë dhe i dhuroi një unazë partnerit të saj. “U njohëm para 3 vitesh, ai më propozoi  një vit më pas... tani, një vit më vonë, e bëra unë" , shkroi ajo në Instagram.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by BELLA (@bellathorne)

  Megjithëse shumë ndjekës e përgëzuan për gjestin, një koment që u bë viral shkruante: “Okej vajza, mos ta normalizojmë këtë, dakord?” Komenti mori afro 80 mijë pëlqime, duke nxitur një debat të gjerë. Të nesërmen, Thorne reagoi përmes Instagram Story, duke shkruar me ironi: “Komentet janë të pabesueshme! Gjysma thonë ‘mos e normalizoni’, gjysma ‘po vajzë, fuqizim” Mark Emms, producent filmash dhe serialesh, i propozoi Bellës në maj 2023. Çifti u njoh në festën e ditëlindjes së Cara Delevingne në Ibiza në 2022, dhe sipas Bellës ishte “dashuri me shikim të parë”. Aktorja ka zbuluar për Vogue se dëshiron një dasmë në fshatrat e Anglisë, vendlindja e partnerit, dhe ka në plan të veshë katër fustane në ceremoninë e saj.  

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI