Flash

Kush janë 9 lojtarët që Chelsea do të duhet t’i shesë me ulje çmimi deri më 1 shtator

Lapsi.al 18 August 2025
Kush janë 9 lojtarët që Chelsea do të duhet t’i

Lëvizje të mëdha në shtëpinë e Chelsea. Merkatoja ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë dhe klubi anglez po përpiqet të zvogëlojë skuadrën e tij, e cila ka një numër të madh lojtarësh të tepërt. Janë plot 9 lojtarë të Blues me valixhet gati, në kërkim të një destinacioni të ri. Mes tyre është edhe Sterling, me londinezët që shpresojnë të arkëtojnë një thesar të mirë nga kjo shitje me ulje, duke liruar gjithashtu vende për afrimet e reja.

Chelsea po përpiqet të shesë në merkato nëntë lojtarë, kush janë ata

Raheem Sterling, Christopher Nkunku, Nicolas Jackson, Renato Veiga, Axel Disasi, Carney Chukwuemeka, Ben Chilwell, Tyrique George dhe Aaron Anselmino. Këta janë nëntë lojtarët në dalje nga Chelsea për të cilët po kërkohet një sistemim, qoftë me transferim përfundimtar ose të përkohshëm, siç raportohet nga një raport i tabloidëve anglezë.

Sa mund të arkëtojë Chelsea duke shitur të gjithë lojtarët e tepërt

Nëse gjithçka do të shkojë sipas planeve, Chelsea shpreson të arkëtojë rreth 300 milionë stërlina, pra më shumë se 350 milionë euro. Një shumë që do të lejonte rregullimin e bilanceve deri më 1 shtator, duke marrë parasysh edhe investimet për hyrjet. Me pak fjalë një shitje totale (shumë e vështirë), por me objektivin për të arkëtuar sa më shumë të jetë e mundur. Në këtë mënyrë më pas mund të hidhet sulmi për Xavi Simons dhe Alejandro Garnacho, objektet e dëshirës së Maresca-s.

Çështjet Sterling e Renato Veiga

Nuk do të jetë aspak e thjeshtë megjithatë. Sterling, për shembull, ka një kontratë prej pak më pak se 400 mijë eurosh në javë me afat edhe dy vite të tjera. Si ai, ashtu edhe Chelsea, pas huazimit te Arsenal, do të donin të gjenin një zgjidhje përfundimtare për të ardhmen e tij. Klubi që duket më i interesuar është Fulham, me Blues që nuk kanë më ndërmend të mbështeten tek ai, siç u konfirmua edhe nga përjashtimi nga lista e lojtarëve të skuadrës së parë. Me ardhjen e Jamie Gittens, Liam Delap dhe Joao Pedro, nuk ka më hapësirë për të, pasi te Chelsea nuk arriti të përsëriste paraqitjet e së kaluarës.

Lexo më tej: Premier League/ Debutim pa gol për Chelsea: Nottingham dërrmon Brentford

Në merkato është edhe Veiga, i cili vitin e kaluar ka luajtur i huazuar te Juventus. Shumë e vështirë megjithatë një rikthim në Torino, pavarësisht se mbrojtësi portugez i ka bërë sërish me sy bardhezinjve. Pista më e mirë mund të jetë ajo spanjolle, me Villarreal të interesuar pas mungesës së marrëveshjes me Atletico Madrid. Chelsea pra po përshpejton për t’u liruar praktikisht nga pothuajse një skuadër e tërë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI