Flash

Neymar në lot pas humbjes më poshtëruese të karrierës: “Një m*t dhe një turp”

Lapsi.al 18 August 2025
Neymar në lot pas humbjes më poshtëruese të karrierës:
Imazhi i Neymar që del nga fusha në lot, me kokën të fshehur në bluzë, e shpjegon mirë se cila ka qenë poshtërimi i pësuar. “Një m*t dhe një turp”, ish-lojtari i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain përdor një shprehje shumë të fortë, por është realiteti i fakteve që ndjen përbrenda. Santos i mundur 6-0 në shtëpi nga Vasco da Gama, i udhëhequr nga Philippe Coutinho, ka qenë humbja më e keqe dhe më poshtëruese e karrierës, një goditje e rëndë që ka shkaktuar një tërmet.

Humbje shkatërruese: fluturon pankina e Cleber Xavier

Ndërsa O Ney braktiste terrenin e lojës duke qarë dhe sharë, në dhomat e zhveshjes emisarë të klubit komunikonin shkarkimin e trajnerit, Cleber Xavier. Një vendim i pashmangshëm për kthesën që kishte marrë sezoni i klubit bardhezi: në prillin e kaluar i ishte besuar drejtimi teknik por rezultatet kanë qenë të tmerrshme. Në 15 ndeshje skuadra ka mbledhur 5 fitore, katër barazime dhe plot gjashtë humbje. E fundit ka qenë shkatërruese: Santos ka rrëshqitur në vendin e 15-të me 21 pikë dhe një diferencë mbi zonën e rënies aq të ngushtë sa të rrezikshme (+2). Nuk ka qenë fjala për një ditë të zakonshme të keqe, por konfirmimi i një prirjeje negative shqetësuese, e rënduar nga një tjetër detaj: falë fitores, Vasco da Gama ka shkurtuar distancën dhe dihat pas shpinës së Santos. Dhe vetë fakti që skuadra e Rio de Janeiro po përjeton një nga kampionatet më të vuajtura është treguesi se sa keq po shkojnë gjërat.

Neymar shfryn dufin: “Tifozët kanë të drejtë të na ofendojnë”

Emocioni në fushë është vetëm pjesa e parë e shfryrjes së Neymar, pjesa e dytë ka ndodhur në deklaratat e dhëna për mediat braziliane. Kurrë nuk do ta kishte menduar që rikthimi i tij te klubi i lindjes do të ishte kaq traumatizues. “Ndjej turp të thellë – pranoi O Ney –. Nuk kam jetuar kurrë diçka të tillë në jetën time. Tifozët kanë gjithë të drejtën të na ofendojnë. Qaja nga inati, për gjithçka. Për fat të keq, nuk mund ta ndihmoj skuadrën në maksimumin e mundësive të mia. Sot kemi luajtur si mut i vërtetë… një ndyrësi, ky është realiteti. Është një turp të luash një ndeshje të tillë me fanellën e Santos. Të gjithë duhet të kthehen në shtëpi dhe të mendojnë çfarë të bëjnë. Me një qëndrim të tillë është më mirë nëse në fushë nuk paraqitemi fare”. Shkarkimi i Xavier ka shënuar një etapë tjetër të kalvarit për Santos: i kthyer në kampionatin më të lartë brazilian menjëherë pas rënies, tani sheh përsëri humnerën duke iu hapur nën këmbë. Dhe ka frikë se nuk do t’ia dalë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI