Flash

Profesionistët e Lirë letër ministrit: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Lapsi.al 18 August 2025
Profesionistët e Lirë letër ministrit: Drafti i Kodit Penal cenon

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët e ekspertëve të drejtësisë dhe organizatat e shoqërisë civile, për shkak të shtimit të ashpërsisë së propozuar në dhënien e dënimeve për veprat dhe kundërvajtjet penale. Kodi i ri Penal përmban 952 nene. Prej fundit të muajit korrik drafti është publikuar në faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe ka hyrë në fazën e konsultimeve.

Në këtë fazë të parë konsultimesh Profesionistët e Aleancës të Profesionistëve të Lirë (APL) nëpërmjet një letre dërguar ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja kanë kërkuar rishikim të kujdesshëm të dispozitave problematike, duke theksuar nevojën për respektim të parimit të proporcionalitetit dhe mbrojtje të lirive ekonomike dhe lirisë së fjalës.

Duke ngritur shqetësimin për zgjerimin e panevojshëm të ndërhyrjes penale në fusha që tradicionalisht janë trajtuar nga e drejta civile apo administrative, APL sjell në vëmendje disa nene që sipas tyre mund të sjellin pasoja negative në marrëdhëniet mes bizneseve.

Neni 537, që penalizon “tarifat e papërshtatshme të shërbimit”, duhet të rishikohet me prioritet, pasi në një ekonomi tregu, çmimet përcaktohen nga marrëdhënia kërkesë–ofertë dhe natyra e shërbimit, jo nga sanksione penale. Nocioni është i paqartë dhe rrezikon të penalizojë ofruesit e shërbimeve, duke ndërhyrë në mënyrë të panevojshme në marrëdhënie kontraktuale që tradicionalisht trajtohen nga e drejta civile ose administrative.

Neni 604 që parashikon se mospagimi, brenda afatit ligjor, i detyrimeve tatimore të vetëdeklaruara përbën kundërvajtje penale, e dënueshme me gjobë ose burgim deri në një vit, por pa dalluar ndërmjet vonesave të paqëllimshme dhe shmangies së qëllimshme;

Neni 625, mund të penalizojë konkurrencën e ligjshme në marrëdhënie tregtare, duke e penalizuar ofertën në prani të një marrëveshjeje paraprake.

Gjithashtu, ata ngrenë shqetësimin edhe për nene të tjera për shpifjen, ndikimin në pavarësinë e gjykatësve etj.) rrezikojnë se do të dobësojnë rolin mbikëqyrës të medias dhe do të rrezikojnë transparencën në një shtet ligjor funksional. Aleanca kërkon që procesi i miratimit të Kodit të mos nxitohet, por të shoqërohet me konsultime të gjera dhe gjithëpërfshirëse, ku të përfshihen profesionistë të drejtësisë, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile.

Profesionistët e APL shprehen të gatshëm të kontribuojnë me ekspertizë dhe propozime konkrete, duke theksuar se kjo reformë duhet të shërbejë për të ndërtuar një sistem më të drejtë, efikas dhe në përputhje me standardet europiane./ Monitor

Të këshilluara

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në krahasim me nivelin e përgjithshëm të ç...

07:35

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Ditën e hënë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime. Gradualisht pritet shtim të...

07:12

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI