Flash

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Donald Trump

Lapsi.al 18 August 2025
Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, është pritur nga Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, pas mbërritjes së liderëve europianë dhe të NATO-s.

Zelenskyy do të ulet në Zyren Ovale së bashku me Donald Trump dhe JD Vance, duke shpresuar të shmangë përsëritjen e incidentit të papritur të shkurtit, shkruan Sky News.

Trump e përshëndeti Zelenskyy jashtë makinës, duke i shtrirë dorën dhe duket se shkëmbyen disa fjalë. Më pas, të dy u përballën me median, duke buzëqeshur, por nuk pranuan pyetje.

Në një moment, Trump vendosi dorën rreth shpatullave të Zelenskyy përpara se të hynin brenda në ndërtesë.

Ndryshe nga hera e kaluar, Zelensky, ashtu siç ishte këshilluar, u shfaq me një veshje "serioze".

Të këshilluara

DW: Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin

Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema kryesore e takimit midis Presidentit të SHBA-së Donald Tr...

14:48

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI