Flash

De Zerbi përjashton Rabiot pas sherrit në dhomat e zhveshjes: nuk e do më në skuadër

Lapsi.al 19 August 2025
De Zerbi përjashton Rabiot pas sherrit në dhomat e zhveshjes: nuk e do

Aventura e Adrien Rabiot te Marseille ka përfunduar tashmë dhe ndeshja e parë e këtij kampionati do të jetë edhe e fundit për të. Roberto De Zerbi ka vendosur ta nxjerrë në merkato pas sherrit të shpërthyer në dhomat e zhveshjes me Rowe, moment i tensionit maksimal në fund të humbjes kundër Rennes që shkaktoi shpërthimin e kaosit: u deshën anëtarë të stafit dhe lojtarë të tjerë për t’i ndarë dhe për të shmangur që të arrinin deri te grushtat dhe pas sanksionit të klubit erdhi edhe dora e fortë e trajnerit që vendosi ta nxjerrë jashtë mesfushorin.

Sipas asaj që raporton RMC, nëna dhe menaxherja e lojtarit, Véronique Rabiot, është informuar tashmë për qëllimin për ta shitur të asistuarin e saj në këto ditë të fundit të merkatos së verës. Është një lëvizje drejtpërdrejt e lidhur me konfliktin e ndodhur fundjavën e kaluar, edhe pse nga katet e larta të Marseille bëjnë të ditur se nuk janë të kënaqur me mënyrën si shkoi sezoni i kaluar. Një justifikim që nuk qëndron, duke qenë se De Zerbi e kishte dashur me forcë francezin pas largimit nga Juventus dhe me të kishte gjetur një ndjesi të veçantë në gjendje ta sillte sërish lart pas disa muajsh zbehjeje.

Rabiot do të shitet nga Marseille

Por tani gjithçka ka ndryshuar dhe lojtari duhet të gjejë shpejt një skuadër të re. Francezët do të nisin pa të, edhe pse ai ishte imponuar si një element i spikatur i kontingjentit dhe i dhomës së zhveshjes. Drejtuesve dhe trajnerit nuk u ka pëlqyer sjellja e tij pas humbjes kundër Rennes: Marseille humbi në minutën e 91’ me rezultatin 1-0, megjithëse ishte në epërsi numerike për më shumë se gjysmën e ndeshjes, një rrëzim i hidhur që krijoi një çarje brenda grupit. Rabiot mbajti një fjalim në dhomat e zhveshjes dhe akuzoi disa shokë skuadre, mes të cilëve Rowe që reagoi duke shkaktuar sherrin.

Lexo më tej: Sherr te Marseille, ndërhyn De Zerbi: “Në dhomat e zhveshjes keni bo*e, në fushë jo”

Dy të përfshirët u sanksionuan me një periudhë pezullimi nga skuadra e parë (nuk mund të luajnë as të stërviten për ca kohë), por sa i përket Rabiot u mor një vendim i prerë, i miratuar nga De Zerbi (edhe sepse Rowe ishte tashmë element i merkatos). Pavarësisht situatës, Marseille nuk ka asnjë qëllim ta shesë lirë mesfushorin që pëlqehet nga disa skuadra dhe nuk do të lirohet me çmim të ulët.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI