Flash

Gjykata e Apelit lë në burg Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin

Lapsi.al 19 August 2025
Gjykata e Apelit lë në burg Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin ditën e sotme për të lënë në fuqi masën e "arrestit në burg" për dy autorët e arrestuar në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra. Gjykata mori vendimin për të lënë në burg Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin.

Bushgjoka së bashku me Cakrrin akuzohen se më datë 8 korrik kanë rrëmbyer dhe vrarë Renis Dobrën. 23-vjeçari u gjet i pajetë më 9 korrik pranë liqenit të Shkopetit. Policia ka konfirmuar nga pamjet filmike dhe nga provat se katër personat Fatjon Bushgjoka, Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë në rrëmbimin e 23-vjecarit.

Dy vëllezërit që janë në këkrim. Ndërkohë rezulton se Aleksandër Bushgjoka ka dal jashtë vendit duke përdorur kufirin me Kosovën. Një ditë pas ngjarje, më 9 korrik ai ka kaluar në Kosovë pasi ende nuk ka qënë në kërkim. Edhe per Kristi Bushgjokën policia ka dyshime të forta se ka kaluar në Kosovë dhe fshihet atje.

Pak ditë pas ngjarjes Petrit Çakrri u arrestua në hyrje të Tropojës. Sakaq pista kryesore e hetimit vijon të jetë konflikti i drogës në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjoka. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vëllezërit Bushgjoka dhe Petrit Çakrri të kenë marre porosi nga persona të tretë pikërisht për trafikimim e lëndëve narkotike.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Kjo e martë parashikohet si një ditë e kthjellët dhe e ngrohtë, ideale për aktivitete jashtë dhe shëtitje. Temperaturat luhaten nga 17 °C në mëngjes deri në 33 ...

07:21

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI