Flash

Napoli e Milan përplasen për sulmuesin: Hojlund dhe Vlahovic ndezin duelin e merkatos

Lapsi.al 19 August 2025
Napoli e Milan përplasen për sulmuesin: Hojlund dhe Vlahovic ndezin

Kampionati nuk ka nisur ende por ka tashmë një sfidë në distancë që ndez dy klube të Serie A. Napoli dhe Milan janë të dyja në kërkim të një sulmuesi dhe do të kishin vënë sytë mbi të njëjtët lojtarë: Hojlund e Vlahovic. Me Lukakun të dëmtuar dhe jashtë të paktën 4 muaj, napolitanët janë detyruar të kthehen në tregun e sulmuesve dhe mes objektivave kryesorë figurojnë pikërisht dy profile për të cilët kuqezinjtë kishin treguar interes javët e fundit.

Ndërhyrje e fortë e Napolit që, pas dëmtimit të Lukakut, ka nisur kontaktet e para me Hojlund dhe Vlahovic. Pikërisht ata, dy emrat më të lidhur me Milanin gjatë verës. Manna provon “t’i bëjë një stërkëmbësh” Djallit dhe emri i parë në listë është Hojlund: danezi është jashtë projektit të Manchester United, Amorim nuk e ka grumbulluar as për ndeshjen e debutimit në Premier League, dhe me siguri do të ndërrojë fanellë sezonin e ardhshëm. Ideja për t’u kthyer në Itali dhe për të luajtur Champions, nuk do t’i vinte keq ish-lojtarit të Atalantës.

Lexo më tej: Igli Tare mes Hojlund e Vlahovic: “Një sulmues duhet të mbërrijë te Milan”

Në alternativë, emri i dytë i nxehtë për sulmin napolitan është ai i Vlahovic: në thyerje të raporteve me Juventus dhe me kontratë që skadon në 2026, Dusan mund të përqafojë me dëshirë projektin e teknikut Conte. Por mbi të është edhe Milan, vetë drejtori sportiv kuqezi Tare nuk është fshehur ditët e fundit: “Është një opsion”, fjalët e tij të pakta por të qarta. Kështu, faktori kohë dhe shpejtësia në tratativa marrin akoma më shumë rëndësi: një duel në distancë në aksin Napoli-Milano.

Në frontin blu, përveç Hojlund dhe Vlahovic, mbeten të hapura edhe pista të tjera: Zirkzee i pëlqen shumë teknikut Conte por United për momentin bën mur. Nico Jackson i Chelsea, për të cilin megjithatë është i fortë edhe interesi i Aston Villa, është një tjetër mundësi. Pastaj Pinamonti i Sassuolos, që megjithatë nuk do t’i jepte napolitanëve atë eksperiencë që do të kishin nevojë. Së fundi edhe Mitrovic, ish i Fulham tani në konflikt me Al Hilal. Lista është e pasur, por tashmë kanë mbetur pak ditë për të nxjerrë xholin dhe koha po shtrëngon: të shtunën në 18:30 Sassuolo-Napoli për javën e parë të Serie A, më pak se një muaj Champions pas pushimit të kombëtareve.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI