Flash

News 24: Irfan Hysenbelliu është kërcënuar me jetë

Lapsi.al 19 August 2025
News 24: Irfan Hysenbelliu është kërcënuar me jetë

Biznesmeni dhe botuesi i disa mediave, Irfan Hysenbelliu, thotë se është kërcënuar me jetë. Televizioni informativ që ai drejton, bën me dije se Hysenbelliu dhe familjarët e tij janë kërcënuar me jetë, por nuk japin më tepër detaje.

"Botuesi i News24 dhe Panorama Grup së bashku me familjarë të tij, janë kërcënuar me jetë nga një prej personazheve të denoncuar më herët për afera të dyshuara korruptive nga emisionet investigative në News24", thonë mediat e Hysenbelliut.

Sipas mediave të Irfan Hysenbelliut, ky shtetas raportohet se ka lidhje të ngushta me nivele të larta të qeverisjes. Po ashtu, bëhet me dije se avokatët e familjes do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore, duke depozituar edhe provat përkatëse që provojnë kanosjen.

"Familja Hysenbelliu rikonfirmon mbështetjen e plotë për gazetarët dhe stafin e News 24 dhe Panorama Grup, duke i inkurajuar ata të vijojnë të pashqetësuar punën e tyre fisnike në raportimin e lajmit dhe denoncimin e korrupsionit", vijon reagimi./ News 24

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI