Flash

Trump, Zelensky dhe liderët evropianë: Takim premtues, por pa rezultate të qarta

Lapsi.al 19 August 2025
Trump, Zelensky dhe liderët evropianë: Takim premtues, por pa

 

Presidenti Donald Trump priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe disa liderë evropianë, në një përpjekje për të shtyrë përpara bisedimet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Takimi ishte i qetë, pa tensionet që shoqëruan vizitën e mëparshme të Zelensky-t në Uashington. E megjithatë ky takim nuk prodhoi asnjë marrëveshje konkrete.

Pjesa më e madhe e diskutimeve u përqendrua te garancia e sigurisë që do të merrte Ukraina nëse pranon një marrëveshje paqeje. Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane po shqyrtojnë mundësinë për të ndërtuar një sistem të ngjashëm me Nenin 5 të NATO-s, ku çdo sulm ndaj Ukrainës do të konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve. Kur u pyet për këtë, Trump u shpreh në mënyrë të paqartë, duke thënë “do t’i ndihmojmë” dhe se “do të jemi të përfshirë”. Në rrjetet sociale, ai e përshkroi takimin si “të frytshëm” dhe theksoi se garancitë do të ofroheshin nga vendet evropiane, në koordinim me SHBA-në.

Kancelari gjerman Friedrich Merz kërkoi që fillimisht të vendosej një armëpushim, përpara se të nisnin negociatat me Rusinë, por Trump nuk e mbështeti këtë propozim. Presidenti francez Emmanuel Macron u shfaq skeptik për sinqeritetin e Putinit. “Nuk jam i bindur që ai e do paqen,” tha ai.

Diplomaci me telefonatë

Në një moment gjatë takimit, Trump e ndërpreu diskutimin me liderët evropianë për të telefonuar personalisht presidentin rus Vladimir Putin. Pas bisedës, ai ftoi Zelensky-n dhe të tjerët në Zyrën Ovale për t’u treguar për çfarë kishin folur. Sipas presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, Trump tha se ishte përpjekur të organizonte një takim të drejtpërdrejtë mes Zelensky-t dhe Putinit, ndoshta edhe një takim trepalësh me veten si ndërmjetës.

Nga pala ruse, këshilltari i lartë i Putinit, Yuri Ushakov, e përshkroi bisedën me Trump si “të sinqertë dhe shumë konstruktive”, me një gjuhë diplomatike që zakonisht tregon se palët nuk kanë rënë plotësisht dakord. Rusia dhe SHBA pritet të caktojnë negociatorë të rinj për të vazhduar bisedimet, por ende nuk është e qartë nëse vetë Putin do të pranojë të takohet me Zelensky-n. Ai nuk e ka përjashtuar një takim, por ka bërë të qartë se nuk e konsideron homologun ukrainas as legjitim, as të barabartë.

Ukraina do të blejë armë amerikane me vlerë 90 miliardë dollarë

Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua edhe çështjeve të mbrojtjes. Zelensky tha se Ukraina do të blejë armë amerikane me vlerë 90 miliardë dollarë, përmes një marrëveshjeje që do të kalojë përmes Evropës. Kontrata zyrtare ende nuk është nënshkruar, por marrëveshja e përfolur shihet si një hap i madh për të siguruar që Ukraina të ketë kapacitetet e nevojshme për t’u mbrojtur nëse, ose kur, arrihet një marrëveshje paqeje./ NEW YORK TIMES

©Lapsi.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Kjo e martë parashikohet si një ditë e kthjellët dhe e ngrohtë, ideale për aktivitete jashtë dhe shëtitje. Temperaturat luhaten nga 17 °C në mëngjes deri në 33 ...

07:21

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI