Flash

Arsyeja pse Princi William refuzon pajtimin me Princin Harry

Lapsi.al 20 August 2025
Arsyeja pse Princi William refuzon pajtimin me Princin Harry

Marrëdhënia mes Princ William dhe vëllait të tij, Princ Harry, vazhdon të jetë në krizë.

Sipas ekspertëve të familjes mbretërore, arsyeja kryesore e kësaj përçarjeje është mungesa e besimit ndaj bashkëshortes së Harry-t, Meghan Markle.

Hilary Fordwich, eksperte për çështjet e kurorës britanike, i tha Fox News Digital se anëtarët e familjes mbretërore kanë frikë se çdo bisedë private me çiftin mund të dalë në publik ose të përdoret për projekte komerciale.

“Shqetësimet e tyre janë të bazuara. Ka një mungesë të vazhdueshme besimi ndaj Meghan-it,” – theksoi Fordwich, duke shtuar se William nuk e sheh të mundur një pajtim të afërt me Harry-n.

Në të njëjtën linjë, Ingrid Seward, kryeredaktore e revistës Majesty, e cilësoi ish-aktoren e serialit Suits si “pengesën kryesore” mes dy vëllezërve.

“Një numër i madh monarkistësh në Mbretërinë e Bashkuar e shohin Meghan-in si një figurë që ka dëmtuar rëndë familjen mbretërore,” – u shpreh ajo. Seward shtoi gjithashtu se Markle ka krijuar një “njollë të zezë” mbi reputacionin e saj duke u distancuar jo vetëm nga familja e bashkëshortit, por edhe nga familja e saj.

Harry dhe Meghan, të martuar në vitin 2018, u larguan nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe që prej asaj kohe jetojnë në Kaliforni me dy fëmijët e tyre, Archie (6 vjeç) dhe Lilibet (4 vjeç).

Çifti ka folur hapur për përplasjet me familjen mbretërore në intervistën e famshme me Oprah Winfrey, në një dokumentar të Netflix-it si edhe në librin autobiografik të Harry-t, “Spare”.

Megjithatë, së fundmi duket se princi 40-vjeçar ka tentuar të bëjë paqe me William dhe mbretin Charles, duke ndarë axhendën e tij zyrtare për të shmangur konflikte interesi ose përplasje publike.

Në një intervistë për BBC News, Harry pranoi se ende dëshiron pajtim me familjen:

“Do të doja një ribashkim. Por kemi pasur kaq shumë mosmarrëveshje dhe dallime, sa që ndoshta nuk do të më falin kurrë.”

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI