Flash

OSBE thirrje Serbisë të mos përdorë forcë policore ndaj protestuesve

Lapsi.al 20 August 2025
OSBE thirrje Serbisë të mos përdorë forcë policore ndaj

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, është shprehur se Serbia e ka për detyrë të mundësojë tubime paqësore. Ata nuk duhet të përdorin forcë policore të paarsyeshëm ose të tepruar. Në një reagim në rrjetin social X, ajo tha Serbia është gjithashtu e detyruar ta “parandalojë dhunën, në përputhje me detyrimet e saj për të drejtat e njeriut”.

“Promovimi i dialogut dhe përgjegjësisë është mënyra më e mirë për t’i ulur tensionet e tanishme", thuhet në reagim.

Një valë protestash, që filloi në Serbi në nëntor të vitit 2024, ka hyrë në një fazë të re tani. Ka pasur përleshje të përditshme midis demonstruesve dhe policisë që nga 12 gushti, kur dhuna shpërtheu në qytetet veriore, Vërbas dhe Baçka Pallanka.

Këto incidente ndezën protesta në dhjetëra qytete në vend, përfshirë kryeqytetin Beograd. Akuzat për brutalitet policor u përhapën në gjithë vendin. Ditët e fundit, disa organizata joqeveritare kanë bërë kallëzime penale kundër oficerëve të policisë.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se policia nuk po fshihte asgjë në lidhje me veprimet e saj në protesta. Ai shtoi se nëse do të kishte ndonjë tejkalim të autoritetit të gjithë do të mbanin përgjegjësi.

Që nga nëntori, në Serbi po zhvillohen protesta pas shembjes së strehës së betonit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit. Aty humbën jetën 16 njerëz. Studentët dhe protestuesit kërkojnë përgjegjësi penale e politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Kjo do sjellë një mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territori...

07:05

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI