Flash

Pse Rabiot u përjashtua nga Marseille: “Episod dhune i padëgjuar, gjëra të papara”

Lapsi.al 20 August 2025
Pse Rabiot u përjashtua nga Marseille: “Episod dhune i
Presidenti i Marseille, Pablo Longoria, shpjegoi pse klubi vendosi ta nxjerrë jashtë skuadre dhe në merkato Adrien Rabiot dhe Jonathan Rowe, protagonistë të sherrit të furishëm të ndodhur në dhomën e zhveshjes së Olympique pas ndeshjes së parë të kampionatit të humbur me Rennes. Trajneri, De Zerbi, kishte marrë tashmë masa duke i larguar nga skuadra e parë, por shoqëria zgjodhi sanksione më drastike për të censuruar atë episod të cilësuar si “dhunë ekstreme dhe e padëgjuar”, diçka “e paparë brenda një dhome zhveshjeje në kaq shumë vite futboll”.

Presidenti: “Klubi im viktimë e kësaj situate”

Fjalët e drejtuesit më të lartë përmbledhin cilat janë opinioni dhe gjykimi mbi ngjarjen, përveç “situatës së vuajtjes” në të cilën ndodhet shoqëria e detyruar, kundër vullnetit të saj, të marrë masa drastike dhe të përballojë sikletin për atë që ndodhi. Ja pse Longoria nuk do e as nuk mund ta zvogëlojë peshën e ngjarjes dhe në intervistën për AFP është shumë i rreptë në reflektimin e tij. “Ajo që ndodhi të premten ishte diçka me gravitet dhe dhunë ekstreme. Është e padëgjuar që të ndodhin gjëra të tilla. Nuk mund të bënim ndryshe veçse të merrnim një vendim të tillë, sepse u kalua çdo kufi, ishte një sjellje e papranueshme. Dhe kjo vlen për një klub futbolli si edhe për çdo shoqëri tjetër. Duhej të vepronim kështu edhe për të mbrojtur imazhin tonë dhe sepse e konsiderojmë veten viktima të kësaj situate”.

Rrëfimi i sjelljes “të dhunshme dhe të papranueshme”

Pasi qartësoi arsyet e zgjedhjes, Longoria bën një hap pas dhe kthehet te e premtja e kaluar duke treguar çfarë i është thënë nga ata që ishin të pranishëm në momentin e sherrit. “Nuk isha brenda dhomës së zhveshjes por më është thënë se ishte një sjellje shumë agresive, e dhunshme dhe e pakualifikueshme. Jam në futboll prej 20 vitesh, drejtori ynë sportiv, Benatia, është në këtë botë prej 22 vitesh dhe prej 13 vitesh punon trajneri ynë, De Zerbi. Por asnjëri prej nesh nuk ka përjetuar as parë ndonjëherë një gjë të tillë në dhomën e zhveshjes”.

Çfarë ndodhi në dhomën e zhveshjes së Marseille

Të premten e kaluar Marseille luajti ndeshjen e parë të kampionatit francez. Olympique i De Zerbi doli i mundur nga sfida me Rennes (1-0) dhe mbeti i tronditur nga rrëmuja që shpërtheu në një pas ndeshje të turbullt. Debati mes Adrien Rabiot dhe Jonathan Rowe ndezi gjakrat deri sa nuk u arrit madje te goditjet me duar. Të hënën dy lojtarët ishin përkohësisht të përjashtuar nga skuadra e parë. Të martën shoqëria njoftoi se i kishte nxjerrë zyrtarisht në merkato. Dhe nëse emri i Rowe figuronte tashmë në listën e mundësive për transferim, të heqësh dorë nga Rabiot (mesfushori i kombëtares franceze ka qenë ndër më të mirët e sezonit të kaluar) ishte një opsion i dhimbshëm por i domosdoshëm për gjithçka që ndodhi dhe për prishjen që u konsumua.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI