Flash

Të plagosur në det/ Jet Ski e policisë aksidentohet duke shpëtuar një turist

Lapsi.al 20 August 2025
Të plagosur në det/ Jet Ski e policisë aksidentohet duke

Një mjet lundrues tip jet ski i Policisë Kufitare është përplasur me një tjetër jet ski në det teksa shkonte për të shpëtuar një turist në zonën e Jonufrës. Sipas Policisë në mjetin tjetër lundrues ndodheshin dy persona njëri prej të cilëve është lënduar.

‘Sot, rreth orës 18:20, pas marrjes së një njoftimi se në zonën e Jonufrës ndodhej një shtetas me kanoe që kërkonte ndihmë, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë për në vendngjarje.

Gjatë lundrimit drejt vendit të njoftuar, mjeti lundrues tip jet ski i Policisë Kufitare është përfshirë në një përplasje me një tjetër mjet lundrues jet ski ku ndodheshin dy shtetas. Si pasojë, njëri prej tyre (drejtuesi) ka marrë dëmtime të lehta’, njofton policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet procedurale, në bashkëpunim me AMP, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo më tej: Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI