Flash

Julia Fox: Mund të tërhiqem nga kushdo dhe nga çdo gjë

Lapsi.al 21 August 2025
Julia Fox: Mund të tërhiqem nga kushdo dhe nga çdo gjë

Julia Fox ka bërë një tjetër rrëfim të sinqertë për jetën e saj private. Një vit pasi u deklarua si lesbike, aktorja 35-vjeçare ka sqaruar për Allure se në fakt e identifikon veten si panseksuale.

“Unë mund të tërhiqem nga kushdo dhe nga çfarëdo,” – tha ajo në intervistën e publikuar të martën. “Nëse bëhet fjalë vetëm për trupin, jam më e tërhequr nga trupi i femrës. Burrat nuk më pëlqejnë aspak fizikisht. Por mund të tërhiqem nga mendja e një burri, sepse unë jam një person i ‘vibes’.”

Aktorja e “Uncut Gems” tregoi se, ndonëse ka pasur simpati dhe përvoja me femra, kurrë nuk ka arritur në një marrëdhënie të plotë.

“Nuk shoh asnjë arsye pse një burrë do të ishte i dobishëm në jetën time,” – shtoi ajo, duke theksuar se nuk dëshiron më “të humbasë kohë duke pritur një mesazh nga ndonjë djalë.”

Fox është sot e përqendruar vetëm te djali i saj 4-vjeçar, Valentino, të cilin e ka me ish-bashkëshortin Peter Artemiev.

“Jam e fokusuar të jem një nënë e mirë she të bëj ëndrrat e mia realitet,” – u shpreh ajo.

Kujtojmë që pas divorcit në vitin 2020, Julia Fox pati një lidhje të shkurtër edhe me reperin Kanye West në vitin 2022.

 

Të këshilluara

Glen Powell heq dorë nga James Bond

Glen Powell, i njohur për rolin e tij në “Chad Powers”, ka hedhur poshtë zërat se mund të jetë agjenti i ardhshëm 007. “Jam nga Teksasi. Një nga teksasi nuk ...

15:51

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI