Flash

Arrestohet reperi Lil Nas

Lapsi.al 22 August 2025
Arrestohet reperi Lil Nas

Reperi i njohur Lil Nas X, emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill, është arrestuar të enjten në Los Anxhelos pasi u pa duke ecur në rrugë i veshur vetëm me të brendshme dhe çizme kauboji.

Sipas burimeve për The Post, artisti 26-vjeçar u ndalua nga policia rreth orës 5:50 të mëngjesit pasi qytetarët raportuan një person nudo në Ventura Boulevard.

Një zëdhënës i LAPD tha se i dyshuari “sulmoi  oficerët” dhe u shoqërua menjëherë në spital për shkak të dyshimeve për mbidozë.

Në një video të publikuar nga TMZ, reperi shihet duke vendosur një kon portokalli mbi kokë ndërsa endej nëpër rrugë. Një dëshmitar që kaloi pranë tij dëgjoi Nas-in të thoshte se “po shkonte në një festë”.

Burime për NBC News thanë se gjatë konfrontimit, ai goditi një oficer dy herë në fytyrë. Pas trajtimit në spital, Lil Nas X u transferua në burgun e Van Nuys dhe u procedua për akuzën e “sulmit ndaj një oficeri të policisë”, një kundërvajtje që u regjistrua në orën 11:22 të paradites. Ai ndodhet ende pas hekurave, pa mundësi lirimi me kusht.

Vetëm disa orë para incidentit, fituesi i çmimit Grammy kishte ndarë disa postime shqetësuese në Instagram, ku tregonte shtëpinë  dhe shkruante mesazhe enigmatike: “Dhe ja ku u kthye. Të gjithë kemi pritur kaq gjatë. Kur dreamworld kishte më shumë nevojë për të.”

Ky nuk është rasti i parë kur artisti flet hapur për problemet e tij emocionale. Në një intervistë për Variety në vitin 2020, ai kishte treguar se vdekja e gjyshes në vitin 2018 e kishte çuar drejt vetë-mjekimit dhe episodeve të ankthit.

 

Të këshilluara

Glen Powell heq dorë nga James Bond

Glen Powell, i njohur për rolin e tij në “Chad Powers”, ka hedhur poshtë zërat se mund të jetë agjenti i ardhshëm 007. “Jam nga Teksasi. Një nga teksasi nuk ...

15:51

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI