Flash

Austin Butler rrëfen makthin shëndetësor: “Humba shikimin

Lapsi.al 22 August 2025
Austin Butler rrëfen makthin shëndetësor: “Humba shikimin

Austin Butler, ka rrëfyer një seri përvojash të frikshme shëndetësore që e lanë të shtruar në spital dhe të bindur se mund të humbiste jetën.

Në një intervistë për revistën Men’s Health, aktori 34-vjeçar tregoi se gjithçka nisi pas xhirimeve të filmit të Baz Luhrmann. Ai u zgjua një mëngjes me dhimbje të forta që mendoi se kishin lidhje me apendesitin, duke përfunduar në spital dhe në shtrat për një javë.

Më pas gjatë një fluturimi për filmin The Bikeriders, Butler përjetoi një migrenë aq të fortë sa humbi shikimin për disa minuta.

“lNdjeva një eufori të çuditshme dhe mendova me të vërtetë se po vdisja,” – u shpreh ai.

Megjithatë, aktori nuk shkoi në spital, por vazhdoi të xhironte gjithë ditën, duke fajësuar problemet për mungesën e gjumit.

Problemet shëndetësore nuk u ndalën aty. Gjatë turit promovues të Dune: Part Two në Azi, Butler vuajti nga një dhimbje therëse në këmbë. Dhimbja zgjati plot tetë muaj, derisa një mjek në New York zbuloi një copëz xhami të futur në këmbën e tij, me madhësinë e një kokrre orizi.

Aktori, i nominuar për Oscar për rolin e tij si Elvis Presley, tha se këto përvoja e kanë bërë të kuptojë se nuk ka nevojë të shkatërrojë shëndetin për artin.

Me ndihmën e mentores së tij në Hollywood, Laura Dern, Butler ka mësuar të vendosë kufij: të flejë mjaftueshëm, të kalojë kohë me miqtë dhe të mos e shtyjë veten deri në rraskapitje.

“Nuk është e nevojshme të shkatërrosh dritën brenda teje për të dhënë performancë të madhe,” – tha Butler.

 

Të këshilluara

Arrestohet reperi Lil Nas

Reperi i njohur Lil Nas X, emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill, është arrestuar të enjten në Los Anxhelos pasi u pa duke ecur në rrugë i veshur v...

15:35

Glen Powell heq dorë nga James Bond

Glen Powell, i njohur për rolin e tij në “Chad Powers”, ka hedhur poshtë zërat se mund të jetë agjenti i ardhshëm 007. “Jam nga Teksasi. Një nga teksasi nuk ...

15:51

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI