Flash

Sophie Turner zbulon zakonin më toksik në takime

Lapsi.al 22 August 2025
Sophie Turner zbulon zakonin më toksik në takime

Aktorja e njohur e Game of Thrones, Sophie Turner, ka pranuar se është fajtore për një nga sjelljet më toksike në lidhje – ghosting.

Gjatë rubrikës “Thirst Tweets” për BuzzFeed, një fans shkroi: “Do të doja që Sophie të më thyente si vezë dhe të më bënte ghost pas.”

Turner, 29 vjeç, pranoi e qeshur: “Kjo është diçka që e bëj gjithë kohës. Jam një ‘ghost-er’ e madhe, gjë për të cilën nuk jam krenare… Por më jep një ndjenjë fuqie. Duhet ta punoj këtë në terapi.”

Fansat vunë re se pavarësisht deklaratave të saj, çdo personazh që ajo ka luajtur ka transmetuar një energji dominuese. Sophie e pranoi këtë si kompliment:

“Më pëlqen që jap këtë energji. Ky është edhe magjia e aktrimit – të të çojë në vende ku nuk ke qenë kurrë.”

Rrëfimet e saj të guximshme vijnë pak kohë pasi Sophie duket se është ribashkuar me partnerin Peregrine Pearson, pas një ndarjeje të shkurtër.

Dyshja u fotografuan duke u përqafuar dhe puthur në festivalin Glastonbury në qershor.

Historia e tyre e dashurisë nisi në tetor 2023, vetëm një muaj pasi ish-bashkëshorti i saj, Joe Jonas, paraqiti kërkesën për divorc.

Divorci mes saj dhe këngëtarit u finalizua në shtator 2024 dhe, sipas raportimeve, dyshja tani kanë marrëdhënie të mira si bashkëprindër.

 

 

Të këshilluara

Arrestohet reperi Lil Nas

Reperi i njohur Lil Nas X, emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill, është arrestuar të enjten në Los Anxhelos pasi u pa duke ecur në rrugë i veshur v...

15:35

Glen Powell heq dorë nga James Bond

Glen Powell, i njohur për rolin e tij në “Chad Powers”, ka hedhur poshtë zërat se mund të jetë agjenti i ardhshëm 007. “Jam nga Teksasi. Një nga teksasi nuk ...

15:51

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI