Flash

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut, ndërrojnë jetë dy adoleshentet shqiptare

Lapsi.al 23 August 2025
Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut, ndërrojnë jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur të premten në qytetin e Kërçovës në Maqedoninë e Veriut.

Dy nxënëse 16-vjeçare me origjinë shqiptare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, nga shkolla e Mesme e Muzikës “Drita”, humbën jetën në një aksident me motoçikletë pranë fshatit Kolibar.

Përmes një reagimi në rrjete sociale shkolla shkruan se humbja e dy nxënëseve ka tronditur thellë komunitetin shkollor.

“Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm.

Në këto çaste të rënda, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK ‘Drita’ shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre. Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm! U prehshin në paqe!”, thuhej ne reagim.

Ndërkohë autoritetet lokale po vijojnë hetimet për rrethanat e aksidentit.

Të këshilluara

Aksidentohet fëmija 5 vjeç në Vlorë

Një fëmijë 5-vjeçar është përplasur nga makinë në Vlorë. Shoferi i cili drejtonte makinën është vënën nën hetim, ndërsa i mituri ndodhet në spital. “Polic...

11:38

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI