Flash

Përplasje Romë-Paris, Salvini sulmon ashpër Macron, Meloni hesht

Lapsi.al 23 August 2025
Përplasje Romë-Paris, Salvini sulmon ashpër Macron, Meloni hesht

Përplasja është tashmë publike dhe e dukshme. Ambasadorja italiane në Paris, Emanuela D’Alessandro, u thirr nga qeveria franceze për shkak të “deklaratave të papranueshme” që Matteo Salvini i ka drejtuar ditët e fundit presidentit Emmanuel Macron, raportoi AFP duke cituar burime diplomatike.

Zemërimi i Elizesë, i përmendur edhe nga mediat italiane, erdhi menjëherë pas fjalëve të ashpra të zëvendëskryeministrit ndaj kreut të shtetit francez.

“Shkëndija” e fundit erdhi nga deklaratat e Salvinit kundër idesë franceze për dërgimin e trupave në Ukrainë. “Shko ti vetë. Vish kasketën, jelekun, pushkën dhe shko në Ukrainë”, u shpreh ai me ironi, duke kundërshtuar hapur Macron.

Prej muajsh, Salvini ka zhvilluar një fushatë të ashpër kundër këtij projekti dhe kundër vetë presidentit francez.

Parisi vendosi të lëvizë në plan diplomatik. Fillimisht, përmes këshilltarit diplomatik të Macron dhe ambasadorit francez në Itali, u kërkua një reagim për të sqaruar nëse Salvini fliste në emër të qeverisë apo jo. Në mungesë të një përgjigjeje, u thirr ambasadorja italiane në Paris.

Sipas burimeve të AFP-së, i është kujtuar se deklaratat e Salvinit bien ndesh me klimën e besimit dhe marrëdhëniet historike mes dy vendeve, si dhe me bashkëpunimin e tyre të fundit për Ukrainën.

Deklaratat e Salvinit erdhën ndërsa kryeministrja Giorgia Meloni ndodhej në Uashington, krah Macron, për të mbështetur përpjekjet diplomatike për Ukrainën.

Kjo e vë kryeministren përballë një dileme: Të marrë distancë nga partneri i saj i koalicionit, duke rrezikuar tensione të brendshme, ose të heshtë, me rrezikun e përkeqësimit të marrëdhënieve me Francën.

Deri tani, Meloni ka zgjedhur të mos ekspozohet, ndërsa shpesh ka qenë ministri i Jashtëm, Antonio Tajani që ka kërkuar përmbajtje nga Salvini.

Kjo nuk është hera e parë që Salvini sulmon Macron. Që nga viti i kaluar, ai e ka quajtur presidentin francez “i çmendur që flet për luftë bërthamore”, “hipokrit”, “kriminel”, madje edhe “zotëri i dhënë pas shampanjës”.

Një gjuhë e ashpër që ka prodhuar tashmë një krizë të re diplomatike mes Romës dhe Parisit.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI