Flash

Harry Styles dhe Zoë Kravitz ndezin thashethemet për romancë

Lapsi.al 25 August 2025
Harry Styles dhe Zoë Kravitz ndezin thashethemet për romancë

Harry Styles ka ndezur thashetheme të reja për një lidhje romantike me aktoren Zoë Kravitz, pasi një video e tyre duke shëtitur së bashku në Romë është bërë virale në rrjetet sociale.

Të dielën, dyshja u pa duke ecur krah për krah, përqafuar në mënyrë të afërt, nga një fanse që i filmoi dhe postoi pamjet në TikTok.

Në përshkrimin e videos, e përkthyer nga portugalishtja, fansja shkruante: “Kur takon Harry Styles dhe Zoë Kravitz në Romë.”

Ajo gjithashtu tregoi se i kishte kërkuar një foto këngëtarit, por ai kishte thënë se ishte “offline”, ndonëse ishte shumë i sjellshëm dhe i mbajti dorën.

Kjo shëtitje vjen në një moment kur Kravitz përflitet gjithashtu për një lidhje të mundshme me aktorin Austin Butler, me të cilin po promovon filmin e ri “Caught Stealing”.

Ata janë parë në dalje të ndryshme publike në Paris dhe Londër, madje janë fotografuar edhe duke u përqafuar në një bar në Paris javën e kaluar.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta – disa ndjekës i quajtën “shumë të bukur së bashku”, ndërsa të tjerë kritikuan Kravitz për faktin se është mike me Taylor Swift, ish-të dashurën e Styles.

“Ajo është shoqe e Taylor-it dhe ai është ish-i saj, më duket shumë e çuditshme,” shkroi një përdorues në X (ish-Twitter).

Zoë Kravitz ishte më parë e fejuar me aktorin Channing Tatum, me të cilin u nda në vitin 2024. Ajo ka qenë edhe e martuar me aktorin Karl Glusman për një vit.

Ndërsa Styles u nda nga aktorja Taylor Russell në vitin 2024 dhe këtë verë u përfol për një lidhje tjetër pas një videoje duke u puthur me një grua misterioze në Festivalin e Glastonbury.

Të këshilluara

Detaje nga romanca e re e Jennifer Aniston

Jennifer Aniston duket se ka gjetur dashurinë në një kapitull të ri të jetës së saj – dhe këtë herë, gjithçka “ndjehet ndryshe”. Burime për revistën People k...

19:15

Arrestohet reperi Lil Nas

Reperi i njohur Lil Nas X, emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill, është arrestuar të enjten në Los Anxhelos pasi u pa duke ecur në rrugë i veshur v...

15:35

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI