Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Sot i jepet lamtumira e fundit gazetarit dhe publicistit, Artur Zheji

Lapsi.al 25 August 2025
Sot i jepet lamtumira e fundit gazetarit dhe publicistit, Artur Zheji

Gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur si pasojë e një arresti kardiak. Zheji u nda nga jeta të shtunën në moshën 64-vjeçare, ndërsa ishte në Sarandë me pushime me familjen.

Analisti i njohur në median shqiptare, Artur Zheji do të përcillet në banesën e fundit këtë të hënë. Homazhet do të mbahen në Akademinë e Arteve nga ora 10 deri në orën 12 dhe më pas ai do të përcillet në banesën e fundit pranë varrezave të Tufinës.

Artur Zheji ka një kontribut të çmuar në mediat shqiptare si gazetar, analist dhe gjithashtu drejtues i emisionit “360 Gradë”.

Prej shkurtit 2024 dhe deri në fund të muajit korrik të këtij viti, kur pati programin e fundit, ai drejtoi emisionin “360 gradë”, një tryezë debati dhe analize për çështjet e ditës, zhvillime të rëndësishme të politikës dhe aktualitetit shqiptar si dhe për ngjarje të arenës ndërkombëtare.

Më herët Artur Zheji ka drejtuar emisione edhe në televizione të tjera shqiptare apo ka qenë pjesë e paneleve të analistëve në studio televizive. Po ashtu Zheji për shume vite ka shkruar si gazetar e publicist në gazeta dhe media online si dhe ka mbajtur poste drejtuese në media. Artur Zheji ishte djali i përkthyesit dhe shkrimtarit të njohur Petro Zheji dhe aktores Besa Imami.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Nga orët e mesditës deri ato...

07:14

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI