Flash

Kris Jenner zbulon pamjen e re: Ky është versioni im i plakjes

Lapsi.al 26 August 2025
Kris Jenner zbulon pamjen e re: Ky është versioni im i plakjes

Kris Jenner ka folur hapur për vendimin e saj për të "rifreskuar" facelift-in që kishte bërë para 15 vitesh. Në një intervistë të fundit për Vogue Arabia, Kris  ndau detaje nga përmirësimi i fundit estetik.

“Bëra një facelift rreth 15 vite më parë, ndaj ishte koha për një rifreskim,” u shpreh Jenner. “E mora këtë vendim sepse dua të jem versioni më i mirë i vetes sime – dhe kjo më bën të lumtur.”

Jenner, e cila mbush 70 vjeç në nëntor, theksoi se për të, plakja me hijeshi nuk do të thotë të heqësh dorë nga vetja.

“Vetëm pse plakemi, nuk do të thotë që duhet të dorëzohemi. Nëse ndihesh mirë me lëkurën tënde dhe nuk do të bësh asgjë – atëherë mos bëj. Por për mua, ky është versioni im i plakjes me hijeshi.”

 

Spekulimet për ndërhyrje të reja nisën pasi Kris postoi disa foto në Instagram ku dallohej qartë ndryshimi i pamjes së saj. Ato u pasuan nga paraqitjet publike në Paris me Kim Kardashian gjatë gjyqit për grabitjen e vitit 2016, dhe në festën e beqarisë së Lauren Sánchez.

Revista PEOPLE më herët kishte konfirmuar se Jenner ishte trajtuar nga kirurgu plastik Dr. Steven Levine në New York, megjithatë vetëm tani ajo ka zbuluar se për çfarë ndërhyrjeje bëhej fjalë.

“Natyrisht, vajza ime Kylie ishte me mua gjatë operacionit, ndërsa Kim ishte prezente gjatë gjithë kohës përmes FaceTime,” – tha Jenner.

Kris Jenner nuk e ka fshehur kurrë faktin se ka kryer ndërhyrje estetike më parë. Në vitin 2011, ajo bëri facelift-in e parë me Dr. Garth Fisher, ndërsa më vonë ka folur për zmadhime gjoksi, Botox dhe madje edhe një reduktim të veshëve gjatë një episodi të Keeping Up with the Kardashians.

Në një postim në Instagram në qershor, ajo kujtoi përvojën e parë me facelift-in, duke shkruar:

“[Dr. Fisher] e bëri gjithçka një përvojë të mrekullueshme dhe madje na dha akses ta xhironim që të tjerët të mos kishin frikë nga procesi.”

E pyetur për ndjesinë që i jep hyrja në moshën 70-vjeçare, Kris tha: “Nuk e di si duhet të ndihet 70-a, por ndihem shkëlqyeshëm dhe jam e lumtur që po e përjetoj.”

 

Të këshilluara

Kanye West mohon akuzat ndaj Kim: Mashtrim

Kanye West ka pretenduar së fundmi se letra ligjore që u raportua se i kishte dërguar asaj ishte në fakt një “mashtrim”. Sipas një raporti të TMZ-së, Kanye k...

21:14

Detaje nga romanca e re e Jennifer Aniston

Jennifer Aniston duket se ka gjetur dashurinë në një kapitull të ri të jetës së saj – dhe këtë herë, gjithçka “ndjehet ndryshe”. Burime për revistën People k...

19:15

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI