Flash

Ngërçi politik në Kosovë, deputetët mblidhen sërish për konstituimin e Kuvendit

Lapsi.al 26 August 2025
Ngërçi politik në Kosovë, deputetët mblidhen

Deputetët do të mblidhen sot për të vazhduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për të zgjedhur kryeparlamentarin dhe për të dalë nga ngërçi i tejzgjatur politik. Seanca, që pritet të nisë në orën 11:00, do të vazhdojë aty ku u ndërpre dy ditë më parë, në pikën e tretë të rendit të ditës, që është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Vetëm pas emërimit të kryetarit të ri dhe pesë nënkryetarëve kompletohet konstituimi i Kuvendit dhe hapet rruga për formimin e një qeverie të re.

Kjo do të jetë hera e katërt që deputetët mblidhen për ta konstituuar Kuvendit që nga publikimi i plotë i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese më 18 gusht, i cili i urdhëron deputetët ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati 30-ditor.

Në tri seancat e kaluara, partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje – të cilës i takon të propozojë kandidat për kryeparlamentar – i ka hedhur pesë kandidatë në votim, por asnjëri prej tyre nuk i mori të paktën 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Asnjëri prej Albulena Haxhiut, Hekuran Muratit, Arbërie Nagavcit, Donika Gërvallës, Dimal Bashës, nuk ia kanë dalë t’i marrin më shumë se 57 vota.

Vetëvendosje i ka 48 ulëse në Kuvend, pamjaftueshëm për ta zgjidhur kryeparlamentarin pa ndihmën e partive kundërshtare. Nuk është e qartë se ka vullnet nga partitë e tjera për ta votuar ndonjërin prej kandidatëve të Vetëvendosjes në takimin e sotëm.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, tha më 24 gusht se nuk e përjashton mundësinë që Kuvendi të mos konstituohet brenda 30-ditësh dhe Gjykata Kushtetuese të vihet sërish në lëvizje sipas procedurës së paraparë kushtetuese dhe ligjore.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura. Gradua...

07:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI