Flash

Sam Asghari mohon pretendimet e Britney për martesë “të rreme”

Lapsi.al 26 August 2025
Sam Asghari mohon pretendimet e Britney për martesë “të

Sam Asghari ka mohuar publikisht pretendimin e Britney Spears se martesa e tyre e shkurtër ishte thjesht një mashtrim nga problemet familjare të këngëtares.

“Martesa jonë ishte shumë reale për mua,” – tha aktori për revistën People përmes përfaqësuesit të tij.

“Mund të ketë qenë e shkurtër, por kemi qenë bashkë për shtatë vite. E kam dashur, do ta dua gjithmonë, dhe i uroj vetëm më të mirën.”

Deklarata e tij vjen pasi Spears postoi në Instagram – në një postim që tashmë është fshirë – se martesa me Asghari-n ishte një mënyrë për të përballuar ndarjen me djemtë e saj, Sean Preston dhe Jayden James, të cilët i ka me ish-bashkëshortin Kevin Federline.

“Ishim të martuar, por më dukej sikur ishte një mashtrim që më ndihmoi të përballoja atë periudhë,” – shkruante Spears, krahas një fotografie nudo, duke folur për vuajtjet që kaloi kur nuk kishte kontakt me fëmijët për tre vite.

Ndërkohë, këngëtarja zbuloi se është në një proces shërimi emocional. “E kuptoj që po shërohem sepse kam përsëri uri, si një fëmijë… çdo vakt më duket si hera e parë që ha,” – zbuloi ajo.

Britney Spears dhe Sam Asghari u lidhën në vitin 2016 dhe u martuan  në qershor të vitit 2022. Por martesa e tyre zgjati vetëm deri në verën e vitit 2023, kur Asghari kërkoi divorcin për “mosmarrëveshje të pakapërcyeshme.” Divorci u finalizua në maj të vitit 2024.

Të këshilluara

Kanye West mohon akuzat ndaj Kim: Mashtrim

Kanye West ka pretenduar së fundmi se letra ligjore që u raportua se i kishte dërguar asaj ishte në fakt një “mashtrim”. Sipas një raporti të TMZ-së, Kanye k...

21:14

Detaje nga romanca e re e Jennifer Aniston

Jennifer Aniston duket se ka gjetur dashurinë në një kapitull të ri të jetës së saj – dhe këtë herë, gjithçka “ndjehet ndryshe”. Burime për revistën People k...

19:15

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI