Flash

U vra nga burri, gruaja shqiptare në Greqi përcillet për në banesën e fundit

Lapsi.al 26 August 2025
U vra nga burri, gruaja shqiptare në Greqi përcillet për në

Trupi i pajetë i Marjola Nakoleci ka mbërritur në Korçë ku ditën e sotme është kryer edhe ceremonia mortore. Familjarët janë në gjendje të rëndë shoku dhe refuzojnë të kenë kontakte me median, për shkak të situatës së rënduar emocionale ndërsa vajza e madhe është shprehur se e ka mohuar kategorikisht babain e saj ndërsa ka vijuar se do të marrë hak për gjakun e nënës.

Nga ana tjetër, motrat e viktimës jashtë kamerave janë shprehur se para tre javëve Marjola Nakoleci ka shpëtuar nga vetvarja Pandeli Nakolecin, ndërsa ky i fundit, sipas tyre, e ka dhunuar sistematikisht pasi dyshonte për tradhti.

Ato shtojnë se Pandeli Nakoleci për të mos u ndarë here pas here kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj me qëllim për ta lënë shtatzënë, ndërsa vetëm para një muaji gjinekologu i kishte vendosur mase parandaluese shtatzënie.

Të këshilluara

Ende aktiv zjarri pranë lagunës së Nartës

Vijon zjarri për të dytën ditë radhazi në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës. Vatrat e shumta janë përhapur në të gjithë sipërfaqen pyjore, ndërsa...

16:00

Hiqet moratoriumi i gjuetisë

Pas më shumë se një dekade ndalim, në Shqipëri do të lejohet gjuetia. Në vend të zgjatjes së moratoriumit që skadoi në gusht, propozohet lejimi i aktivitetit në...

19:26

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI