Flash

Çfarë është TXEX, platforma piramidale u vodhi shqiptarëve mbi 5 milionë dollarë

Lapsi.al 27 August 2025
Çfarë është TXEX, platforma piramidale u vodhi

Teksa nuk ka kaluar shumë kohë nga skandali i mikrokredive ku u mashtruan me qindra e mijëra qytetarë, në skenë ka dalë një platformë, e cila ka si synim zhvatjen e shqiptarëve.

Bëhet fjalë për platfotmën online TXEX, e cila është denoncuar edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, si një skemë piramidale që po grabit qytetarët shqiptarë.

Braçe thotë se është informuar për këtë rast dy muaj më parë përmes një sipermarrësi dhe se të paktën në Divjakë janë 1000 qytetarë të prekur. Ndërkohë paralajmëron se po mashtrohen edhe njerëz në Lushnje.

“Dy muaj më parë një sipërmarrës më vuri në dijeni, ai nisur nga çpo dëgjonte prej njerëzve të ndryshëm në Divjakë. Jam munduar t’i them kujt kam mundur në Divjakë të dalë sa më shpejt nga kjo skemë piramidale apo të mos hyjë në të. Ia kam komunikuar policisë dhe dua shumë të besoj e kam besimin që po bën gjënë e duhur”, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook.

Ai apelon qytetarët që të dalin urgjentisht nga kjo platformë mashtruese dhe të bëjnë denoncim në polici.

Ndërkohë sipas denoncimeve në median online, thuhet se janë një numër i lartë qytetarësh shqiptarë që janë mashtruar nga TXEX. Konkretisht mbi 6.000 qytetarë janë prekur deri tani, me humbje që mendohet se kalojnë 5 milionë dollarë.

Por çfarë është platforma TXEX, pre e së cilës po bien qytetarët shqiptarë? 

Sipas raportimeve, TXEX paraqitet si aplikacion investimi në kriptovaluta, por në fakt është një mashtrim përmes rrjeteve sociale dhe platformave si Telegram, Signal e ËhatsApp.

Skema nis me reklama joshëse në Instagram dhe TikTok, ku individë anonimë prezantohen si “ekspertë tregu” apo “mentorë financiarë” dhe krijojnë grupe të rreme investimi.

Fillimisht kërkohet të investohen shuma të vogla përmes platformave legjitime, por më pas fondet kalohen në TXEX. Aty “fitimet” rriten fiktivisht, ndërsa për tërheqje kërkohet një tarifë prej 400 dollarësh. Përveç humbjes së parave, qytetarët kanë dorëzuar edhe dokumente personale, duke rritur rrezikun e abuzimit me të dhënat.

Duhet nënvizuar se kjo skemë po godet drejtpërdrejt shqiptarët, me komunikim në shqip dhe grupe të dedikuara për tregun vendas, por institucionet shqiptare deri tani kanë mbetur të heshtura. TXEX nuk figuron në QKB, nuk ka licencë nga Banka e Shqipërisë apo AMF, dhe nuk ka asnjë adresë apo zyrë fizike në vend.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI