Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Dorëhiqet ministri. Albin Kurti "tradhëtohet" nga miku i orëve të para

Lapsi.al 27 August 2025
Dorëhiqet ministri. Albin Kurti "tradhëtohet" nga miku i

Një nga miqtë më të afërt të Albin Kurtit dhe një nga themeluesit e Vetëvendosjes i ka ndarë rrugët me të. Liburn Aliu, deri sot ministri i Infrastrukturës, ka njoftuar se ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Në njoftimin e tij, Aliu ka bërë të ditur se arsyeja e dorëheqjes është zgjedhja e Dimal Bashës kryetar Kuvendi, si zgjigje e një krize që vijonte me 59 votime të dështuara.

Merr fund kriza në Kosovë/ Zgjidhet kreu i ri i kuvendit

“Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim”, ka thënë ai duke saktësuar se zgjedhja e djeshme e kryetarit të kuvendit nuk është në frymën e lartësinë  e idealit për Republikën “që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”.

 

Ndonëse ky votim ka shkaktuar shumë polemika ka gjasë që ai të jetë përdorur nga ministri Aliu si një pikë për të justifikuar divorcin e tij më të hershëm me Kurtin. Emri i tij nuk figuron mes deputetëve të parlamentit të ardhshëm madje vetëvendosja nuk e përfshiu atë fare në lista. Shkak për këtë dyshohet se u bënë akuzat për një korrupsion të dukshëm në postin e ministrit. Në prill 2024 ai u akuzua se pati përfituar nga falja e paligjshme e borxheve të cilat disa kompani të ambalazhimit të ujit të pishën i detyroheshin shtetit. Ndonëse as Kurti as partia e tij nuk folën për këtë problem mendohet se ka qenë pikërisht ky episod që theu miqësinë mes dy miqve të vjetër.

Aliu bashkë me Albin Kurtin e Glauk Konjufcën, ishin bashkë qysh nga organizata KAN, e cila më pas u shndërrua në Vetëvendosje. Në një intervistë të mëvonshme në T7 ky i fundit pati treguar se për themelimin e vetëvendosjes Albini ishte konsultuar se pari me Liburinin dhe jo me të, "si shokë burgu që ishin".

Liburn Aliu ne kohen e protestave te Vetevendosjes ⇑ 

Ish i burgosur nga regjimi serb, Aliu la dhe punën e pagën për tiu përkushtuar aktivizmit me Vetëvendosjen. Ndarja e tij me Albin Kurtin është një tjetër tkurrje e rradhëve të themeluesve të kësaj partie pas carjes së madhe që në vitet 2017-2018 që solli edhe largimin e Visar Ymerit e dardan Molliqajt.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI