Flash

Durrës/ Qëlluan policët gjatë ndjekjes, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

Lapsi.al 27 August 2025
Durrës/ Qëlluan policët gjatë ndjekjes, Gjykata lë

Gjykata ka lënë në qeli dy personat e arrestuar, të cilët tentuan të vrisnin efektivët e policisë gjatë aksionit në Durrës, ndërsa dyshoheshin si grup grabitësish.

Gjyqtari i gatshëm Rexhep Bekteshi, pasi dëgjoi prokuroren e çështjes, Erida Sisiçi dhe avokatët mbrojtës, dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Ardit Domin, e plagosur, dhe Leonard Çalin.

Sipas prokurorisë, të dy akuzohen për veprat penale “vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, në tentativë, “vjedhja me armë”, në tentativë dhe në bashkëpunim e “armëmbajtje pa leje”.

Sipas hetimeve, dy të rinjtë qëlluan me armë zjarri në drejtim të efektivëve, pasi policia tentoi t’i ndalonte. Në vend që t’i bindeshin urdhrit, ata u larguan me shpejtësi me automjetin e tyre.

Ndjekja përfundoi në Vorë, ku makina doli nga rruga, por Domi dhe Çali vijuan rezistencën duke hapur zjarr me automatik ndaj policëve. Përballë kësaj situate, forcat e rendit u kundërpërgjigjën po me armë. Për pasojë, Ardit Domi mbeti i plagosur rëndë nga një plumb në qafë, ndërsa Leonard Çali u neutralizua dhe u arrestua në vend.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 27 gusht 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.8 lekë dhe do shitet me 97.7 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet m...

08:36

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI