Flash

Kulisat/ Plani për Gazën e pasluftës po gatuhet nga Jared Kushner dhe Toni Blair

Lapsi.al 27 August 2025
Kulisat/ Plani për Gazën e pasluftës po gatuhet nga Jared Kushner

Ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe ish-këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, njëkohësisht dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, po bashkëpunojnë për një plan që synon menaxhimin e situatës në Gaza pas përfundimit të luftës, raportoi kanali izraelit Channel 12.

Sipas burimeve të këtij televizioni, Blair dhe Kushner kanë punuar prej disa muajsh me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, për të ndërtuar një plan konkret që do t’i prezantohej Donald Trump në një takim të mundshëm në Uashington. Qëllimi është gjetja e një rruge diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez, i cili ka shkaktuar shkatërrim të gjerë në Rripin e Gazës dhe një krizë humanitare në përshkallëzim.

(Tony Blair, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe, në takim me kryeministrin izraelit, "Bibi" Netanyahu)

Plani përfshin propozime për një strukturë qeverisëse në Gaza pas luftës, pa praninë e Hamasit, si dhe një program të ri amerikan të ndihmës humanitare, me fokus të veçantë në shpërndarjen e ushqimeve dhe ndihmave emergjente.

Sipas kanalit izraelit, Trump është i mendimit se lufta duhet të përfundojë sa më shpejt, por gjithashtu beson se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të veprojë sipas vullnetit të tij. Kjo, sipas Trump, nënkupton që SHBA-të duhet të veprojnë me shpejtësi për të mundësuar ndihmën për popullin palestinez.

Ndërkohë, ministri izraelit për Çështje Strategjike, Ron Dermer, që udhëheq përgatitjet izraelite për “ditën pas”, ndodhet në Uashington për të diskutuar këtë çështje me zyrtarë amerikanë.

Lexo më tej: Organizata “Save the Children”: Fëmijët e uritur në Gazë s’kanë forcë as të qajnë 

Channel 12 vë në dukje një ndryshim të fokusit nga ana e Trump-it, i cili kohët e fundit ka shpenzuar më shumë energji në temën e luftës në Ukrainë, por tashmë po i kthehet dinamikës së Lindjes së Mesme.

Një zyrtar amerikan, në deklaratë për Axios, theksoi se Trump nuk e kundërshton operacionin ushtarak izraelit në qytetin e Gazës, por kërkon që ai të përfundojë shpejt. “Në një farë mënyre, presidenti beson se Bibi (Netanyahu) do të bëjë atë që dëshiron”, u shpreh zyrtari.

Lexo më tej: Revista amerikane: Shqipëria në shitje dhe tregtari Jared Kushner 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI