Flash

Mourinho, rivalët historikë i mbyllin dyert e Champions: Benfica eliminon Fenerbahce

Lapsi.al 27 August 2025
Mourinho, rivalët historikë i mbyllin dyert e Champions: Benfica

Plotësohet kuadri i skuadrave të kualifikuara në grupin unik të Champions League 2025/26. Benfica i shuan ëndrrat e Fenerbahçes së teknikut José Mourinho: portugezët, pas 0-0 në ndeshjen e parë, fitojnë 1-0 në kthim në shtëpi. Gjithçka e lehtë për Bruges, që shkatërron 6-0 Rangers dhe avancon me rezultatin e përgjithshëm 9-1. Copenhagen eliminon Basel (2-0 në kthim pas 1-1 në ndeshjen e parë), ndërsa Qarabag del fitues ndaj Ferencvaros (rezultat i përgjithshëm 5-4).

Benfica siguron biletën për grupin unik të Champions League duke eliminuar Fenerbahçen: pas 0-0 në ndeshjen e parë, portugezëve u mjafton goli i Akturkoglu në minutën e 35’ për t’i nxjerrë jashtë turqit, të cilët në minutën e 82’ mbeten edhe me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit të Talisca (dy kartonë të verdhë për tre minuta). Mourinho, ish-tekniku i Portos me të cilët fitoi edhe Champions, nxirret jashtë kompeticionit nga rivalët e përjetshëm.

Ndeshjet e tjera të playoff

Duhej ndeshja e kthimit edhe për Copenhagen, që pas 1-1 në Zvicër kundër Basel fiton 2-0 në kthim në Danimarkë falë golave të Cornelius (46’) dhe Moukoko (84’ me penallti). Bruges, pas 3-1 pozitiv të ndeshjes së javës së kaluar, shkatërron Rangers edhe në kthim: një 6-0 tenistik me golat e Tresoldi (5’), Vanaken (32’), Seys (41’ dhe 45’), Stankovic (47’) dhe Tzolis (50’). Ndeshje e vështirë për skocezët që nga minuta e 8’, me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit direkt të Aarons.

Lexo më tej: Kairat Almaty, nga Kazakistani në grupin e Champions League për herë të parë

Nuk mjafton ndërkohë fitorja 3-2 në transfertë për Ferencvarosin: hungarezët fitojnë ndaj Qarabag me golat e Joseph (12’), Varga (55’ me penallti) dhe Toth (81’). Azerët shpëtojnë dhe kalojnë në raundin tjetër falë golave të Andrade (25’) dhe Zoubir (45’), por mbi të gjitha në sajë të fitores 3-1 në transfertë në ndeshjen e parë.

Qualification Champions League

Qarabag FK 2-3 Ferencvaros (5-4)_

Benfica 1-0 Fenerbahce (1-0)

Club Brugge 6-0 Rangers (9-1)

FC Copenhagen 2-0 Basel (3-1)

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI