Flash

Organizata “Save the Children”: Fëmijët e uritur në Gazë s’kanë forcë as të qajnë

Lapsi.al 27 August 2025
Organizata “Save the Children”: Fëmijët e uritur në

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në Gazë, duke thënë se ata janë aq të dobët fizikisht sa nuk munden as të qajnë.

Duke iu adresuar mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, presidentja e kësaj organizate ndërkombëtare bamirëse, Inger Ashing, tha se zia e bukës – që javën e kaluar OKB-ja tha se po ndodh në Gazë – nuk është vetëm term teknik.

“Kur nuk ka ushqim të mjaftueshëm, fëmijët vuajnë nga kequshqyerja akute dhe më pas vdesin ngadalë dhe në dhimbje. Kjo, thënë qartë, është ajo çfarë është zia e bukës”, tha Ashing.

Më pas ajo përshkroi se çfarë ndodh kur fëmijët vdesin nga zia e bukës, proces që sipas saj zgjat disa javë. Trupi, tha Ashing, fillimisht shfrytëzon yndyrën e vet për të mbijetuar, por kur nuk ka më yndyrë trupore, trupi nis të konsumojë vetveten, duke përdorur muskujt dhe organet vitale.

“Megjithatë, klinikat tona janë pothuajse të heshtura. Fëmijët nuk kanë forcë as të flasin e as të qajnë në agoni. Ata shtrihen, të dobët fizikisht, duke vdekur” ngadalë, tha Ashing.

Ajo insistoi se grupet e ndihmës me zë të lartë kanë paralajmëruar për zinë e urisë, kur Izraeli ndaloi që ushqimet dhe gjërat e tjera esenciale të hynin në Gazë, gjatë luftës.

“Të gjithë në këtë mbledhje kanë përgjegjësi morale dhe ligjore që të veprojnë që ta ndalin këtë mizori”, tha Ashing.

OKB-ja shpalli zyrtarisht zinë e bukës në Gazë javën e kaluar, duke fajësuar atë që e quajti pengesë sistematike të ndihmave nga Izraeli gjatë më shumë se 22 muajsh luftë.

Organizata që monitoron urinë, e quajtur Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore, apo IPC, tha se zia e bukës po prek 500.000 njerëz në Qytetin e Gazës dhe deri në fund të shtatorit uria do të përhapet në rreth dy të tretat e tërë territorit palestinez. /rel

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI