Flash

Rikthehen skemat piramidale online, qindra shqiptarë bien pre e fitimit të lehtë

Lapsi.al 27 August 2025
Rikthehen skemat piramidale online, qindra shqiptarë bien pre e fitimit

Askush nuk të jep para falas, dhe këtë shqiptarët duhet ta kishin mësuar nga skemat piramidale të vitit 1997.

Por pas tre dekadash “Sudja e re” tashmë gjendet online. Qindra qytetarë shqiptarë po bien pre skemave të reja piramidale, ku u propozohet të blejnë kriptomonedha që nuk ekziston ose u kërkohet që të investojnë para me pretendimin se brenda 45 ditësh ato do të marrin 2-fishin e parave të hedhura.

“Kemi qytetarë që do të investojnë vjen maturimi atyre ju lejohet të tërheqin para e tyre por që u kërkon komision, ose ju kërkon që të sjellin një person të ri dhe ky do të investojë të njëjtën shumë. Duke parë që despozitat po shtohen përsëri njerëzit do të shtojnë para, dhe kjo shkon deri në pikën që anëtarët që do të duan të dalin nga sistemi dhe shpallet falimenti në këtë moment 905 e personave që ishin pjesë e kësaj skemë do të dalin pa asnjë para”, shprehet Besmir Semanaj, ekspert IT.

Një fenomen të tillë e denoncoi dhe Deputeti i PS, Erion Braçë, ku fermerët e Divjakës tashmë nuk i presin paratë nga toka, por nga telefoni.

“Akoma më e madhe qenka më qendër operimi në Singapor, Hongong dhe Korenë e Jugut, operon prej një viti e normalisht ka zhytur me kokë fëmijë dhe të moshuar për 1000 euro, deri në 50,000 euro. Dhe Skema vetë të detyron që brenda 45 ditësh t’i të shtosh një tjetër në skemë”, shprehet deputeti i PS, Erion Braçe.

Klientët gjenden në rrjetet sociale dhe ofertat për të fituara ara pa derdhur djersë tashmë bëhen në TikTok.

“Ku në grupe të caktuara qofshin whatsapp, telegram”, shprehet Erion Demiri, ekspert IT.

“Tani kush e do platformën e re të më kontaktojë këtu keni dhe adresën e Telegramit, 1000 euro është depozitimi minimal.

Dhe krijon skema të tilla duke u bazuar në faqe zyrtare dhe më pas të shpërndajnë mesazhe dhe linqe ku ti ke mundësi të hedhësh para, dhe premtimi mbetën I njëjtë do të fitosh para shumë shpejt”, shprehet një Tiktok-er.

Emrat e këtyre grupeve mund të ndryshojnë në çdo moment dhe nuk është vetëm një, por janë qindra platforma që po mundohen të grabisin shqiptarët. Ndërsa mashtruesit zhduken menjëherë sapo kuptojnë që grupi tyre po gjurmohet nga uniformat blu./TCh

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI