Flash

Berisha thirrje FBI dhe Kongresit amerikan: Hetoni veprimtarinë e Soros në Shqipëri! 

Lapsi.al 28 August 2025
Berisha thirrje FBI dhe Kongresit amerikan: Hetoni veprimtarinë e Soros

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka akuzuar financierin Xhorxh Soros dhe kryeministrin Edi Rama për “veprimtari antishqiptare dhe antidemokratike” në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit. Berisha deklaroi se Rama dhe familjarët e tij të afërt “janë pasuruar me miliona e miliona nga paratë ilegale të Xhorxh Sorosit”, ndërsa kërkoi nga qeveria dhe Kongresi amerikan, si edhe FBI-ja, që të hetojnë veprimtarinë e Sorosit në vend.

“Të hetojnë çdo veprim të Xhorxh Sorosit në të ashtuquajturën reformë kushtetuese dhe të drejtësisë, me të cilën kanë garantuar sot një pushtet që kontrollon mbi 95 përqind të çdo gjëje në këtë vend,” u shpreh Berisha, duke e përshkruar situatën aktuale si “pothuajse një monizëm të plotë”.

Pjesë nga konferenca e Sali Berishës:

Unë jam sot këtu për të denoncuar para shqiptarëve të gjithë veprimtarinë antishqiptare, antidemokratike të Xhorxh Sorosit me veglën e tij Edi Rama në Shqipëri.

Por theksoj se Edi Rama me ish-bashkëshorten dhe bashkëshorten aktuale, janë pasuruar me miliona e miliona nga paratë ilegale të Xhorxh Sorosit në Shqipëri.

Thirrja ime për qeverinë e SHBA dhe kongresin e SHBA, thirrja ime për FBI-në, të shtrijnë hetimet e tyre për Xhorxhin dhe të birin edhe në Shqipëri gjatë 20 viteve dhe do gjejnë se si ata përdorën çdo lloj influence kundër një force politike në favor të ekstremit të majtë të Edi Ramës, bashkëshortes së tij dhe ish-bashkëshortes së tij, të gjitha drejtuese kryesore në fondacionin Soros, të ushqyera me miliona nga ky fondacion.

Të hetojnë politikën e jashtme të Xhorxh Sorosit, e cila në mënyrë absolute përputhej me Beogradin dhe binte ndesh me interesat e shqiptarëve, me politikën e ndjekur zyrtare të SHBA gjer në atë kohë, por dhe me politikën e ndjekur nga presidenti Donald Trump në mandatin e parë.

Iu bëj thirrje që duke përdorur aktin RICO, të hetojnë çdo veprim të Xhorxh Sorosit në të ashtuquajturën reformë kushtetuese dhe të drejtësisë, me të cilën kanë garantuar sot një pushtet që kontrollon mbi 95 përqind të çdo gjëje në këtë vend.

Praktikisht pothuajse një monizëm të plotë.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Naun Shundi

Ndahet nga jeta aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur, Naun Shundi. Së fundmi aktori 66 vjeçar po luftonte me sëmundjen e rëndë dhe ishte dërguar për...

12:29

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI