Flash

Hapësirat publike/ Arrestohet punonjësi i IMT-së për ryshfet, inspektori në kërkim

Lapsi.al 28 August 2025
Hapësirat publike/ Arrestohet punonjësi i IMT-së për

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një punonjës të IMT-së në Tiranë, ndërsa ka shpallur në kërkim inspektorin, pasi akuzohen se kanë marrë ryshfet nga pronarët e bizneseve që të mos heqin çadrat/tendat nga që zinin hapësirat publike përreth subjekteve.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi G. F., 33 vjeç, punonjës i IMT, bashkia Tiranë.

Në kërkim është shpallur shtetasi K. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë, inspektor i IMT, bashkia Tiranë.

Gjithashtu policia ka nisur procedimi penal për shtetasit E. Ç., 48 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i IMT, bashkia Tiranë; A. E., 26 vjeç, banues në Tiranë, menaxher i një lokali në Tiranë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë kontrolleve në subjekte (lokale), për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, iu kanë kërkuar para pronarëve të subjekteve, që të mos i hiqnin çadrat/tendat që zinin hapësirat publike përreth subjekteve.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Naun Shundi

Ndahet nga jeta aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur, Naun Shundi. Së fundmi aktori 66 vjeçar po luftonte me sëmundjen e rëndë dhe ishte dërguar për...

12:29

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI