Flash

Joe Alwyn shfaqet për herë të parë pas fejesës së Taylor Swift

Lapsi.al 29 August 2025
Joe Alwyn shfaqet për herë të parë pas fejesës së
Aktori Joe Alwyn është fotografuar për herë të parë në publik pas lajmit për fejesën e ish-të dashurës së tij, Taylor Swift, me Travis Kelce. Në disa foto të siguruara nga Page Six, aktori shihet duke ecur në rrugët e Londrës me një mik. Alwyn dhe Swift i dhanë fund lidhjes së tyre 6-vjeçare në vitin 2023, ndërsa këngëtarja tashmë ka nisur një kapitull të ri me Kelce. Çifti i ri e ndau lajmin e fejesës këtë javë me një set fotosh nga propozimi romantik në një kopsht me lule.

Alwyn dhe Swift ishin në një lidhje prej më shumë se gjashtë vitesh — nga viti 2016 deri në ndarjen e tyre në prill 2023. Pas ndarjes, një burim i tha Page Six se ndarja nuk ishte dramatike, por marrëdhënia kishte përfunduar natyrshëm.

Alwyn ishte dikur në qendër të vëmendjes së fansave të Swift, pasi besohet se këngëtarja i ka dedikuar mbi 30 këngë atij, përfshirë edhe vargun e njohur: “I like shiny things, but I’d marry you with paper rings.”

Pas ndarjes, ai shprehu zhgënjimin për mënyrën se si marrëdhënia e tyre u bë menjëherë objekt diskutimi publik. “Është diçka e pazakontë dhe e vështirë kur jeta jote personale bëhet temë për botën jashtë, vetëm një javë pas ndarjes,” tha aktori në një intervistë për The Times.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i “Baywatch”

Floyd Levine, i njohur për rolet e tij në “Baywatch” dhe “The Hangover”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga nusja e tij, Tracy Rob...

16:22

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI