Flash

Raporti: Ndotja akustike mbi limit ditë e natë në gjithë vendin, kryeson Tirana

Lapsi.al 29 August 2025
Raporti: Ndotja akustike mbi limit ditë e natë në gjithë

Shqipëria është një kakofoni që nuk gjen qetësi as ditën e as natën. Përditshmëria përkufizohet nga bori makinash, zhurmë marmitash, frenime e dhënie gazi të befta, fishkëllima e ulërima, kantiere ndërtimi e shumë si këto. Trafiku është shkaktari kryesor i zhurmave, por jo i vetmi. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit referon se në çdo qytet ku është matur niveli i zhurmave ai ka rezultuar më i lartë se niveli limit që duhet të kenë ato. Lushnja është i vetmi qytet që qëndron brenda limiteve gjatë ditës dhe natës ndërkohë që Kukësi dhe Përmeti vetëm natën.

“Monitorimi i zhurmave është kryer në qytetet Tiranë, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Kukës, Korçë, Pogradec, Berat, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Përmet, Lushnjë. Bazuar mbi të dhënat e monitorimit gjatë vitit 2024, niveli i zhurmave tejkalon vlerat limite për periudhën e ditës (55 dB) në të gjitha qytetet e monitoruara duke përjashtuar qytetin Lushnjë.

Për periudhën e natës (45 dB) niveli i zhurmave në qytetet Kukës, Përmet dhe Lushnjë është brenda vlerave limite, ndërsa në qytetet e tjera të monitoruara, tejkalon vlerat limite. Shkaktari kryesor i emetimit të zhurmave është trafiku rrugor. Gjithashtu dhe lokalet gjenerojnë zhurma si ditën ashtu dhe natën” thuhet në raport.

Sipas dokumentit bazuar në të dhënat e monitorimit të zhurmave ditën niveli më i lartë i zhurmave është vlerësuar në qytetin Tiranës ku kemi tejkalim të normës në masën 15.1 %, Vlorës 14.7%, Sarandës 13.6%, Gjirokastrës 11.1%. Nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës. Trafiku rrugor është një fenomen i karakterit të rastësishëm, për këtë arsye themi që ndikimi i trafikut ose i çdo faktori tjetër të jashtëm që shkakton zhurmë në momentin e monitorimit mund të jetë shkaktari i uljes apo rritjes së nivelit të zhurmave urbane në qytetet që monitorohen.

Sa i takon monitorimit të zhurmave gjatë natës të dhënat tregojnë se niveli më i lartë është monitoruar në qytetin e Vlorës ku kemi tejkalim të normës me 18.75 %, Tiranës me 16.51% dhe Sarandës me 14.6% dhe nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës./ Monitor

Të këshilluara

Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Librazhd

Mëngjesin e kësaj të premteje, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, është gjetur një trup i pa jetë. Viktima është Nazmi Cani, 63 vjeç. Nga hetimet fillestare ...

08:40

Parashikimi i motit për këtë të premte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. E...

07:24

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI