Flash

Sylvinho lë Berishën në shtëpi se “Dajsinani luan me këmbë”: ja pse nuk vjen Ismajli

Lapsi.al 29 August 2025
Sylvinho lë Berishën në shtëpi se “Dajsinani luan me

Alan Sherri dëmtohet e përsëri Etrit Berisha nuk figuron në zgjedhjet e teknikut Sylvinho. Nuk mjafton forma e mirë e ish-kapitenit që me Haecken ka mbërritur në grupet e Conference League, sepse në vend të shkodranit të Frosinones ftesa ka shkuar për portierin e Egnatias Mario Dajsinani. Braziliani që drejton Kombëtaren në konferencën për shtyp është munduar të shpjegojë zgjedhjen e tij pa e përmendur njeriun e 1000 betejave.

“Egnatia, Tirana, Dinamo dhe Partizani kanë lojtarë që ne mund t’u referohemi – tha Sylvinho - dhe mund të jenë pjesë e Kombëtares, sigurisht në vazhdim. Dajsinani është një portier i mirë me këmbë, ka personalitet, vlerësohen të gjitha elementet”. Për Berishën nuk mjaftojnë pritjet vendimtare, madje as shënimi i penalltive, që ndoshta nuk futet në konceptin e brazilianit për “lojën e mirë me këmbë”.

Lexo më tej: Zbulohet lista, Sylvinho kokëfortë: akoma jashtë Berisha, asnjë çudi për Letoninë

Mungesa që bie në sy në prapavijë është ajo e Ardian Ismajlit, por për të cilin justifikimi është më bindës se ai për Berishën: “Është një ndeshje shumë e rëndësishme që e luajmë në shtëpi, do të përgatitemi mirë. Për sa i përket lojtarëve që mungojnë, fola me Ismajlin, i cili tashmë ka ndërruar klub dhe është transferuar te Torino. Ka një dëmtim të lehtë dhe duhet të jetë i qetë për të qenë në 100% e tij. Si çdo transferim i ri, edhe atij i duhet pak kohë për t’u përshtatur me ambientin e ri dhe klubin”.

Pastaj tekniku brazilian ndalet edhe te lojtarët pa minuta, edhe pse minutyat e tyre mungojnë për zgjedhje të tij. Sylvinho kujtohet edhe për Medon Berishën, që e mori në Europian duke lënë jashtë Baren, por me lojtarin e Lecce që ende nuk ka 90 minuta me fanellën e Kombëtares. “Do të ketë ndryshime për ndeshjen me Letoninë, duke qenë që kemi dhe një ndeshje miqësore para. Kemi lojtarë si Adrian Bajrami, Medon Berisha dhe Pajaziti që kanë luajtur me Kombëtaren U-21, por ende nuk kanë luajtur 45 minuta me Kombëtaren A. Kemi sigurisht dhe shumë lojtarë të tjerë, rreth 20 që jemi pas tyre, por ende nuk ka ardhur momenti i duhur. 4-5 prej tyre janë shumë lojtarë të mirë që po i ndjekim, por ftesa do të vijë në kohën e duhur”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI