Flash

6 gola për një pikë: Bylis rikuperon dy herë Flamurtarin, super Maksuti nuk mjafton

Lapsi.al 30 August 2025
6 gola për një pikë: Bylis rikuperon dy herë Flamurtarin,

Me 29 të huaj në fushë e pankina, Flamurtari e Bylis i dhanë jetë një barazimi emocionues 3-3 në ndeshjen e javës së dytë të Superiores, që duhet të luhej në Vlorë, por u zhvillua në Ballsh, me akordin e dy klubeve (stadiumi Flamurtari nuk është gati). Maksuti, xhevahiri i pakët shqiptar i vlonjatëve, i sjellë në skuadër nga Apolonia në këtë sezon, shënoi dy herë, por po aq herë rikuperoi edhe Bylis.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/08/68b309beaa25c.mp4"][/video]

I dënuar nga një autogol i Rodriguez në debutimin kundër Elbasanit, në minutën e 5’ishin vlonjatët që festuan këtë herë kur Burard e dërgoi topin në portën e tij, duke dënuar Bylis. Një traumë që u përkeqësua kur Maksuti shënoi në minutën e 22’, duke dyfishuar shifrat. Efekti në fakt ishte i kundërt sepse reagimi i Bylis ishte i menjëhershëm.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/08/68b309c90a6ef.mp4"][/video]

Lexo më tej: FSHF zgjidh qesen: 3 milionë euro për klubet e Superiores dhe Kategorisë së Parë

Në minutën e 24’ Walisson ngushtoi diferencën duke rihapur lojën, pasi mundi portierin Aleksovski. Flamurtari u fut në kaos dhe pavarësisht se në pushim shkoi në avantazh e shpenzoi atë sapo rinisi loja. Muktar vërshon i pakontrastuar nga askush dhe diagonalja e tij është precise, duke rikthyer ekuilibrin 2-2 në minutën e 46’.

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/08/68b313706a45b.mp4"][/video]

Tekniku i Flamurtarit Carlos Garcia shkund të tijtë, por inisiativa i mbetet të besuarve të Josës, që në fakt duhet të kishin bërë llogaritë më mirë me talentin Maksuti. Djaloshi shënoi golin e dytë personal dhe të tretin e Flamurtarit në minutën e 65’, këtë herë duke goditur saktë më kokë në harkimin nga këndi të Trashit. Festë e legjitimuar e sulmuesit, por nuk ka mbaruar sepse 5 minuta më pas Walisson përgjigjet edhe njëherë duke barazuar sërisht shifrat në 3-3. Dy pikë për Bylis, me dy ndeshje në shtëpi e një për Flamurtarin me dy ndeshje në transfertë, asnjë nga të cilat nuk përligj pritshmëritë që kishin skuadrat në këtë start kampionati.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/08/68b3193cef462.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI