Flash

Akuzohet se mori ryshfet, GJKKO lë në burg inspektorin e IMT-së, Gerald Fuçia

Lapsi.al 30 August 2025
Akuzohet se mori ryshfet, GJKKO lë në burg inspektorin e IMT-së,

GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin e IMT-së së Tiranës, Gerald Fuçia. Ai është arrestuar nga SPAK tre ditë më parë, në kuadër të një hetimi për korrupsion. Fuçia dyshohet se ka marrë ryshfet nga një biznes që kërkonte instalimin e një tende.

Arrestimi i Fuçias u realizua në zonën e Kombinatit, në një lokal të ish-deputetit Mark Frroku, ku u sekuestruan para të dyshuara si ryshfet. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Fuçia mohoi akuzat. Ai deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, duke theksuar se e ka ushtruar detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm. Ai kërkoi gjithashtu hetim të thelluar për të dëshmuar pafajësinë e tij. Ajo fajësoi inspektorin tjetër të IMT, Klajdi Zhilla i cili u shpall në kërkim, ndërsa mëngjesin e kësaj të shtune u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI