Flash

Mori ryshfet tendën e një lokali, vetëdorëzohet në polici punonjësi i IMT-së

Lapsi.al 30 August 2025
Mori ryshfet tendën e një lokali, vetëdorëzohet në

Është vetëdorëzuar në polici punonjësi i IMT-së së Tiranës, Klajdi Zhilla, i cili ishte në kërkim pasi mori dyshohet se mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali në Kombinat.

Ai ka pretenduar se është vënë në dijeni nga media se ishte në kërkim dhe është vetëdorëzuar për të sqaruar pozicionin e tij.

Ndërkohë, këtë të shtunë në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj inspektorit tjetër të IMT-së, G.F, i cili u arrestua më herët në kuadër të së njëjtës çështje.

Sipas burimeve zyrtare, hetimet për këtë rast nisën nga Policia e Tiranës dhe më pas u referuan pranë SPAK, pasi një qytetar, pronar i një lokali, ka kallëzuar inspektorët duke i akuzuar se i kishin kërkuar 1,000 euro ryshfet për një tendë të vendosur pa leje.

Të këshilluara

Moti sot, reshje shiu në të gjithë vendin

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme nga depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet ...

08:15

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI