Flash

Parashutisti maqedonas u nis nga Shën Nuami, era e fortë e zhvendosi në Tushemisht

Lapsi.al 30 August 2025
Parashutisti maqedonas u nis nga Shën Nuami, era e fortë e zhvendosi

Një sportist nga Maqedonia e Veriut që fluturonte me parashutë ka rrezikuar jetën. Për shkak të motit të keq, teksa ai ishte duke kryer fluturim në zonën e Shën Naumit, ka humbur kontrollin. Parashutisti ka përfunduar në territorin shqiptar. Ai ka rënë në fshatin Alarup të Pogradecit, por pa rrezik jete. Komandanti i Shën Naumit ka telefonuar homologët e tij shqiptarë. Pas kontrolleve sportistin e gjetën shëndoshë e mirë dhe e kthyen nëpërmjet pikës së Tushemishtit.

"Pas informacionit të marrë nga komandanti i Shën Naumit, të Maqedonisë së Veriut, se një parashutist ishte ngritur në fluturim dhe, si pasojë e erës së fortë, kishte devijuar fluturimin dhe mund të kishte rënë në fshatin Alarup, Pogradec, menjëherë shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Ata kanë bërë të mundur lokalizimin e tij dhe kanë marrë kontakt me sportistin, shtetasin V. P., i cili ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Nga ana e shërbimeve të DVKM Korçë, është bërë e mundur dërgimi i këtij shtetasi në PKK Tushemisht, i cili ka kaluar për në Maqedoninë e Veriut. Sportisti falënderoi shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI