Flash

Del trajleri/ Një film turk për veriun e Kosovës (VIDEO)

Lapsi.al 31 August 2025
Del trajleri/ Një film turk për veriun e Kosovës (VIDEO)

Konfliktet e viteve të fundit në veri të Kosovës kanë tërhequr vëmendjen e kinematografisë turke. Komunat veriore të vendit janë kthyer në shesh xhirimi.

“Gunesin Karaliginda Kosova” (“Kosova në errësirën e diellit”) është filmi turk që ka në qendër sulmet në veri. Prodhimi ka temë përpjekjet e inteligjencës për të parandaluar shpërthimin e mundshëm të një lufte në veriun e shtetit më të ri të Europës.

Filmi vjen në zhanret dramë, aksion dhe thriller politik ndërsa pjesë e tij janë edhe figurat kryesore të politikës kosovare. Trajtohet historia e një agjenti turk i cili zhvendoset në Kosovë ndërsa sillen për publikun edhe lidhjet intimet dhe ato shoqërore.

“Kosova në errësirën e diellit” është xhiruar në Turqi, Kosovë, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë ndërsa do të shfaqet në kinema në Turqi më 5 shtator.

Të këshilluara

Microsoft lançon sistemin e ri AI

Microsoft po lançon një sistem të ri AI që shikon gjithçka që përdoruesi i tij bën në kompjuterin e tyre. Sistemi synon të jetë sikur të ketë një "memorie fo...

16:39

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI