Flash

Jacob Elordi shfaqet në tapetin e kuq pas ndarjes me Olivia Jade

Lapsi.al 31 August 2025
Jacob Elordi shfaqet në tapetin e kuq pas ndarjes me Olivia Jade

Aktori Jacob Elordi ka bërë daljen e tij të parë publike pas ndarjes nga Olivia Jade Giannulli, duke marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, të shtunën më 30 gusht.

28-vjeçari u fotografua teksa largohej nga Hoteli Excelsior drejt premierës botërore të filmit të tij më të ri, “Frankenstein”, i realizuar nga regjisori i njohur Guillermo del Toro.

Ai pozoi fillimisht për sesionin fotografik me një veshje të bardhë, ndërsa për tapetin e kuq veshi një smoking të zi.

Gjatë parakalimit në tapetin e kuq, Elordi  ndau selfie, nënshkroi autografe dhe i përshëndeti fotografët. Kur u pyet si po e përjetonte Venecian, ai reagoi thjesht me një buzëqeshje dhe një shenjë “OK”.

Në projektin më të ri filmik, Jacob Elordi interpreton krijesën e famshme të doktor Frankenstein, i luajtur nga Oscar Isaac.

Filmi është një rikrijim modern i historisë klasike, me një kast të spikatur ku përfshihen edhe Mia Goth, Christoph Waltz, Charles Dance dhe të tjerë.

Sipas Netflix, historia ndjek një shkencëtar brilant por egoist që krijon një krijesë të tmerrshme përmes një eksperimenti të çmendur – një akt që çon në shkatërrimin e të dyve: krijuesit dhe krijesës.

 

 

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i “Baywatch”

Floyd Levine, i njohur për rolet e tij në “Baywatch” dhe “The Hangover”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga nusja e tij, Tracy Rob...

16:22

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI